Braziliani Arthur është shndërruar në një çështje te Juventusi. Futbollisti i ardhur nga Barcelona, në operacionin që çoi në “Camp Nou” Miralem Pjanic, nuk ka bindur aspak me performancat e tij në Serinë A dhe së fundi humbi edhe vendin e titullarit në formacionin e Pirlos.
Së fundi për brazilianin ka dalë në skenë një tjetër problem, pasi mesfushori ka një dëmtim në këmbë dhe prej muajsh shmangur një ndërhyrje kirurgjikale, pasi donte të merrte një ftesë nga kombëtarja braziliane për të luajtur në Copa America.
None found
Megjithatë duke luajtur i dëmtuar, jo vetëm që humbi thirrjen nga Brazili, por doli edhe nga “radarët” e Pirlos, duke parë gjithmonë e më pak fushën e blertë, ndërsa tani mbetet për t’u verifikuar gjendja fizike e Arthur.
Futbollisti do të nisë përgatitjet nën urdhrat e Allegrit, me shpresën që nuk ka më dhimbje në këmbë, pasi në rast të kundërt do të detyrohej t’i nënshtrohej një tjetër operacioni, që do ta mbante larg fushave për disa muaj.
Në këtë mënyrë jo vetëm që do të humbte garën për një vend në formacionin e Allegrit, por edhe mundësinë e huazimit në një tjetër klub, ku t’i garantohen sa më shumë minuta në fushën e blertë.
Dashi Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje delikate ne çift dhe nuk do i bëni gjerat me…
Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e…
Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën. Eliminimi i tij…
Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…
Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…
Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…