Categories: sport

Artan Hoxha tregon arrestimin e gjyqtarit dhe trajnerit për trukime: Imagjinoni çfarë bëhet atje lart

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar gjatë emisionit “Top Arena” ngjarjen e ditës së djeshme ku u arrestuan një trajner dhe një gjyqtar për trukim ndeshje në Kategorinë e Dytë në kampionatin shqiptar. Ai shpjegoi se nga hetimet për trafik droge, në një përgjim ishte zbuluar edhe marrëveshja për manipulimin e ndeshjeve.

“SPAK-u kapi arbitrin e Delvinës dhe trajnerin e Përmetit. Kishin trukuar një ndeshje më 1 mars të vitit të kaluar, mes Selenicës dhe Përmetit. Ishte e vetmja ndeshje që ka gjykuar ai gjyqtari Qerim Ruci. Ndeshja në fakt ka dalë 0-1 për Përmetin. Ndeshja është luajtur në Fier.

Të lidhura

None found

Janë dënuar për gjestin, jo për sasinë e parave. Gjesti është i dënueshëm, trukim ndeshjesh. Por nuk është hera e parë që ndodh në kategoritë e ulëta. Mbani mend në Shkodër që u kapën për trukimin e ndeshjes Vllaznia B-Tërbuni. Pra kur trukohet edhe ndeshja e Selenicës, imagjinojeni se çfarë bëhet atje lart pastaj.

Selenica u tërhoq edhe nga kampionati se nuk kishte para as të paguante biletat. Por hetimi ka qenë për trafik narkotikësh, në përgjim e sipër doli arbitri dhe u kap”, shpjegoi ai ngjarjen e çuditshme të ditës së djeshme. /

 

të fundit

Sirena italiane për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar drejt transferimit te…

Sirena italiane për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të Kaljarit të Alen…

1 minute ago

Tifozët e RD Kongos ironizojnë Ronaldon pas barazimit të Portugalisë në debutimin e tij në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e Portugalia u ndalën në barazim 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e tyre…

13 minutes ago

Zelensky zbulon bisedën me Trump dhe Macron: Koordinimi me liderët botërorë mund të sjellë zhvillime të rëndësishme

Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si edhe me…

14 minutes ago

Kapet në Kolumbi Javier “Xavi” Macias, vëllai i “Fito”-s, i akuzuar për vrasje dhe pastrim parash

Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve të Kolumbisë dhe Ekuadorit, është arrestuar në Kolumbi Javier Macias, vëllai…

14 minutes ago

Ujdia mes SHBA-së dhe Iranit sjell qetësi në tregje: nafta në rënie, bursat botërore në rritje

Nënshkrimi i marrëveshjes kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për mbylljen e konfliktit në Lindjen e Mesme solli reagim…

31 minutes ago

Tuchel tregon mesazhin që u dha lojtarëve të Anglisë në pushim

Thomas Tuchel dinte çfarë të thoshte, por edhe çfarë të bënte. Kur lojtarët e Anglisë u kthyen në dhomën e…

33 minutes ago