Real Madridi po e monitoron nga afër zhvillimin e lëndimit që pësoi Kylian Mbappe gjatë Euro 2024 me Francën.
Franca e nisi kampanjën e tyre në Euro 2024 në mënyrë perfekte mbrëmjen e së hënës me një fitore minimale 1-0 ndaj Austrisë në “Dusseldorf Arena”.
“Gjelat” janë në mesin e favoritëve për ta fituar trofeun në më pak se dy vite pasi arritën në finale të Kupës së Botës 2022.
Sidoqoftë, një lëndim i yllit të tyre kryesor Kylian Mbappe në çastet e fundit të ndeshjes me Austrinë, i vuri një hije të zezë fitores së Francës.
Mbappe e theu hundën pas një përplasje me mbrojtësin austriak Kevin Danso, duke lënë të shqetësuar bordin e Real Madridit që nënshkruan me sulmuesin më herët gjatë këtij muaji.
Teksa fillimisht ishte raportuar se 25-vjeçari nuk ka nevojë për operim të hundës, përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka konfirmuar se sulmuesit i duhet t’i nënshtrohet operimit, por jo menjëherë.
Sipas L’Equipe, kjo e ka shqetësuar Madridin të cilët i kanë thënë kampit francez që shpresojnë se Mbappe do t’i nënshtrohet sa më parë operimit në mënyrë që të shkurtohet sa më shumë që të jetë e mundur koha e shërimit të tij dhe ta kenë në gjendje optimale për prezantimin në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.
Ani pse doktorët e Madridit kërkuan të dinë më shumë për lëndimin, ata ligjërisht e kanë të pamundur të bëjnë diçkap asi francezi mbetet nën kontratë me Paris Saint-Germainin dhe nuk mund t’i bashkohet kampionit spanjoll zyrtarisht deri më datë 1 korrik.
Për më shumë, vendimi për datën e operimit të tij i takon lojtarit dhe teksa mbetet në detyrë me Francën, rikuperimi i tij është përgjegjësi e Federatës së Futbollit të Francës. /Telegrafi/
Dashi Do e kuptoni me mire gjate kësaj dite se marrëdhënia ne çift nuk i përmbush te gjitha objektivat e…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të…
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror…
Vetëm dy ditë pasi u dhunua barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj nuk ka hequr dorë nga deklaratat e…
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin preliminar të zgjedhjeve dhe Lëvizja Vetëvendosje është fituesja e zgjedhjeve me 49.80 për…