Real Madridi ndodhet në hapat e fundit të një tjetër operacioni të rëndësishëm në merkato. Afrimi i mbrojtësit Yan Diomande është thuajse i kryer, por njoftimi zyrtar po pret që RB Leipzig të bëjë një lëvizje konkrete.
Gazetari i mirënjohur Fabrizio Romano shpjegon se vonesa e përkohshme lidhet me faktin se klubi gjerman është në kërkim të një pasardhësi të menjëhershëm për qendërmbrojtësin. Leipzig synon të sigurojë një zëvendësues përpara se të konfirmojë shitjen e bujshme.
None found
Romano thekson se marrëveshja e plotë midis dy gjigantëve të futbollit është tashmë e arritur, çka do të thotë se nuk ka pengesa në negociata dhe se gjithçka pritet të përmbyllet brenda një kohe të shkurtër.
Më herët, Paris Saint-Germain udhëhiqte garën për të siguruar shërbimet e lojtarit, por Real Madridi hyri fuqishëm në bisedime, duke e detyruar klubin francez të lëshojë një deklaratë zyrtare ku tërhiqej plotësisht nga gara.
Me PSG-në tashmë jashtë skene, “Los Blancos” pritet që së shpejti ta bëjnë realitet afrimin e Diomandes, përpara se të zhvendosin fokusin te tentativa për të transferuar mesfushorin spanjoll Rodri.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…
Një zhurmë e vazhdueshme kërcitjeje nga motori mund të jetë shenjë se rripi i transmisionit është konsumuar ose nuk funksionon…
Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin…
Cristian ShpendiTre gola të cilat e çojnë në kuotën e 12-tëve sezonalë [...]Read More...
Desire Doue do të përballet me një periudhë të gjatë rikuperimi pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin…
Evisa Pacolli përfaqëson Kosovën në edicionin e 75-të të Miss Universe, finalja e të cilit mbahet më 24 nëntor në…