sport

Arsenali po përgatitet për transferimin e Mitomas

Arsenali vazhdon të mendojë për ta përforcuar repartin ofensivë dhe Kaoru Mitoma është një nga lojtarët më të preferuar për tu transferuar në Londër.

Sulmuesi japonez po shkëlqen në vitet e fundit me fanellën e Brighton, derisa pëlqehet shumë nga trajneri i londinezëve Mikel Arteta.

Të lidhura

None found

Sky Sport ka raportuar se Topçinjtë janë të etur për ta përforcuar repartin ofensivë dhe do të bëjnë një përpjekje në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit për të nënshkruar me japonezin.

26-vjeçari është i gatshëm ta bëj një hap para në karrierë për t’iu bashkuar një skuadre të madhe derisa po pret që klubi të pranojë ofertën për të.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, Arsenal është gati të ofrojë rreth 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësorë në Emirates Stadium.

Megjithatë skuadra londineze nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me të, pasi në garë janë edhe dy gjigantët nga Manchesteri, City dhe United.

Reprezentuesi japonez këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me fanellën e Brightonit, derisa ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

5 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

6 hours ago