sport

Vjen firma e talentin argjentinas, Brighton siguron shërbimet e Valentin Barco

Që prej ardhjes së teknikut, Roberto De Zerbi, në stolin e “Pulëbardhave” të Brighton, këta të fundit janë kthyer në një “superfuqi”, në kampionatin më elitar të botës, ku kanë qenë të aftë të sfidojnë ekipe, si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Manchester United, Tottenham e madje mund të thuhet se ishin protagonistët kryesor sezonin e shkuar, në humbjen e titullit kampion të Premier League, nga “Topçinjtë” e Arsenal.

Sezon pas sezoni, “Pulëbardhat” po vijojnë të fuqizohen me talentë të shumtë, ku më i fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur sportiv, Fabrizio Romano do të vijë këtë të mërkurë dhe pritet të forcojë jo pak krahun e majtë të fushës, sidomos pas largimit të “yllit” japonez, Kaoru Mitoma, drejt Kupës së Azisë.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për talentin argjentinas, Valentin Barco, me “gjigantët” anglezë që i kanë paguar skuadrës së Boca Junior klazuolën prej 10 milionë dollarësh për ta bërë të tyrin, “yllin” 17-vjeçar, i cili deri më tani ka zhvilluar në total 35 përballje me “të mëdhenjtë” e Amerikës Latine, ku ka arritur të shënojë 1 gol, si dhe të asistojë 4 të tjerë. /abcnews.al

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

5 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

6 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

6 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

6 hours ago