Portali britanik “football.london”, raporton se Arsenali po mendon të rinovojë ekipin dhe po planifikon tre goditje nga Seria A.
Objektivi i parë i Arsenal-it është sulmuesi serb Dusan Vlahoviç. Serbi është një nga emrat më të nxehtë në merkaton evropiane pasi kërkohet nga shumë ekipe të mëdha. Me Aubameyang dhe Lacazette që nuk bëjnë më pjesë në planet e Artetas, në janar ose në qershor Arsenal do të tentojë përsëri goditjen tek Fiorentina.
None found
Më pas për mesfushën e krahut synohet lojtari suedez i Juventus-it, Kulusevski. Anësori nuk duket se është më në planet e Allegrit dhe minutat e tij me fanellën e ekipit italian duket se janë shumë të pakta. Arsenal e preferon Kulusevskin dhe për këtë gjë po planifikon në fillim të largojë Nicolas Pepe.
Preferenca e tretë është Kessie i Milan-t. Mesfushori nuk është dakort me rinovimin me klubin e Milanos e kështu po mendon largimin. Manchester United dhe Tottenham janë në garë për lojtarin por tashmë dhe Arsenali po mendon seriozisht për të./ h.ll/albeu.com
I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…
Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…
E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të mbetet e paqartë, me disa burime që raportojnë se sulmuesi portugez ende nuk…
Protesta e banorëve të Divjakës kundër projektit të reformës së re administrative ka hyrë në ditën e saj të 28-të.…
Shumë njerëz në Serbi ende e adhurojnë Ratko Mladiçin, udhëheqësin ushtarak të serbëve të Bosnjës në vitet 1990, por në…
Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal është rënduar më tej. [...] Read More... The post Nepal, përmbytjet rëndojnë…