Categories: sport

Arsenali bëhet gati me 60 milionë euro për Ezri Konsa

Arsenali po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh në këtë merkato vere për të afruar mbrojtësin anglez Ezri Konsa.

Të lidhura

None found

Futbollisti i Aston Villa konsiderohet një nga objektivat më të rëndësishëm të Mikel Artetës, teksa trajneri synon ta përforcojë ekipin për të mbrojtur titullin në Premier League dhe për të synuar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sipas raportimeve të The Telegraph, klubi londinez ka ndërmarrë hapat e parë në mënyrë të kujdesshme, pas interesimit fillestar për një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Aston Villas dhe një prej lojtarëve më të vlerësuar në repartin defensiv të skuadrës.

Në koordinim të plotë me stafin teknik, drejtuesit e “Topçinjve” po punojnë që ta mbyllin këtë operacion për të rritur qëndrueshmërinë në prapavijë dhe për të mbetur konkurrues në majat e futbollit anglez.

Arteta, që qëndron pas këtij projekti, e çmon lart aftësinë taktike të Konsas, i cili mund të aktivizohet si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në krahun e djathtë kur është e nevojshme.

Gjithsesi, vështirësia kryesore mbetet vlera e lartë që Aston Villa i ka vendosur lojtarit.

Raportimet thonë se klubi ku drejtor sportiv është Monchi e vlerëson kartonin e tij në rreth 70 milionë euro, një shumë më e lartë se oferta e parë e Arsenalit.

të fundit

Ambasada gjermane pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbrojtja e grave duhet të jetë përparësi e përbashkët

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagoi për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj, duke bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në…

4 minutes ago

Ish-i dashuri dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ilaria Sulës në Itali: Prindërit thonë se drejtësia u vendos

Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.…

12 minutes ago

BE-ja planifikon zgjerimin e kompetencave të Frontex-it për dëbimet, OJQ-të kërkojnë më shumë kontroll

Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…

24 minutes ago

ISHP: Më shumë se 60 mijë qytetarë kanë kërkuar vaksinim kundër gripit

Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…

24 minutes ago

Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë dhe u kthye në shtëpi me Policinë, por u vra pak më pas: çfarë duhet të hetohet?

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…

26 minutes ago

Nga 825 ankesa te kërcënimi për arrestim: performancat provokuese të yjeve që shkaktuan skandale

Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…

26 minutes ago