sport

Arsenali do të përjetojë ‘makthin’ – Premier League konfirmon ndryshimet e mëdha në kalendarin e tyre

Arsenali po përballet me mundësinë që të luajë 10 ndeshje në hapësirën e vetëm një muaji, pasi Premier League ka konfirmuar ndryshime të mëdha në kalendarin e ‘Topçinjve’.

Të besuarit e Mikel Artetas shkuan në pushimin me kombëtare me plot entuziazëm pasi arritën në krye të tabelës në elitën e futbollit anglez pas tetë fitoreve radhazi, një seri e cila arriti kulmin në fitoren dramatike ndaj Brentfordit pak kohë më parë.

Të lidhura

None found

Arsenali do të rikthehet në aksion të dielën e ardhshme, ku do të jenë nikoqir të Manchester Cityt në ‘Etihad’, para orarit të ngjeshur të ndeshjeve.

‘Topçinjtë’ do të luajnë ndaj Lutonit vetëm tri ditë më vonë pas udhëtimit në ‘Etihad’, ndërsa pastaj pas katër ditëve do të luajnë ndaj Brightonit.

Bayerni do të vijë në Londër më datë 9 prill për ndeshjen e kthimit tetë ditë më vonë, që do të jetë në mes të ndeshjes që Arsenali do ta luajë përballë Aston Villës në ‘Emirates’.

Arsenali ishte paraparë që të luante ndaj Chelseat vikendin e kaluar, por përfshirja e ‘Bluve të Londrës’ në çerekfinale të FA Cup bëri që ndeshja të shtyhej.

Derbi i Londrës do të luhet më datë 23 prill, pesë ditë para se Arsenali të udhëtojë për ndeshjen ndaj rivalit lokal Tottenhamit.

Andaj, mbetet të shihet se si do ia dalin që ta menaxhojnë këtë orar të ngjeshur lojtarët e Arsenalit, dhe se a do të ndikojë kjo në rezultatet e tyre. /Telegrafi/

të fundit

Maqedonci e njofton presidenten Shiroka-Pula për zhvillimet dhe prioritetet në mbrojtje

Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Ejup Maqedonci priti në një takim presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me…

4 minutes ago

Drejtori i Ortopedisë në QKUK: Ushtari i FSK-së do të operohet urgjentisht nesër

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një stërvitjeje ushtarake në poligonin e Babajt të Bokës.…

4 minutes ago

Sveçla zhvillon bisedime në Japoni për forcimin e bashkëpunimit në siguri

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, është pritur në takim nga ministri japonez për Punë të Brendshme…

4 minutes ago

Marta Kos kërkon ndryshimet kushtetuese: Pa to, negociatat me BE-në nuk ecin përpara

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të zbatojë ndryshimet kushtetuese,…

9 minutes ago

Corvette e lënë në hambar për 25 vjet pastrohet për herë të parë në thellësi

Koha nuk kursen as makinat, sidomos ato që lihen të braktisura për vite të tëra. Një Chevrolet Corvette C4, e…

9 minutes ago

Kasami për kundërshtimin e ZNAM-it ndaj provimit të jurisprudencës në shqip: Kjo është arsyeja pse Fillkov nuk është më ministër

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka komentuar kundërshtimin e partisë ZNAM për mbajtjen e Provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe,…

9 minutes ago