sport

Arrestohet ish-futbollisti shqiptar në Shkodër

Seadet Myftia, ish-futbollist i Tërbunit i shpallur në kërkim për dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në verën e vitit të kaluar në Velipojë është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Mbi 28-vjeçarin rëndojnë disa akuza. Në 30 maj të vitit të kaluar, bashkë me një person tjetër, ai dhunoi me mjete të forta një 64-vjeçar, pas sherrit për hapësirën për vendosjen e shezlongëve në plazhin e Velipojës.

Rreth një muaj më vonë, megjithëse ishte në kërkim nga policia, Myftia arriti t’i vendoste një sasi të vogël eksplozivi në garazhin e banesës së një biznesmeni në lagjen “10 korriku” në Shkodër.

Nga shpërthimi, dëmet në garazhin e 52-vjeçarit ishin vetëm materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”.

28-vjeçari, banues në Shkodër është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’. /sinjali/

të fundit

Horoskopi 6 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…

6 hours ago

E premtja nis me përkeqësim të motit në Durrës, pritet intensitet i lartë i reshjeve/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Të merren masa

Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…

6 hours ago

Rënia e madhe e Bitcoin, Deutsche Bank zbulon faktorët që po e dobësojnë

Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…

7 hours ago

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Trump ka shumë opsione përveç diplomacisë

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…

7 hours ago

Media arabe është e sigurt: Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad

Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…

7 hours ago

“Më dërgoi njerëz 2 herë për të më bindur të bëhesha me të”, Adriatik Lapaj: Rama është hileqar, me të duhet përballje

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…

8 hours ago