Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po kalon një formë të mrekullueshme këtë sezon. Djaloshi bëri dhe një ndeshje shumë të mirë ndaj Manchester City ku realizoi një gol i cili u quajt offside dhe një goditje në shtyllë.
Në 21 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Anglisë, Broja ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Southampton po negocion me Chelsean për transferimin e përhershëm të Brojës, por një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi edhe West Ham United po kërkon sulmuesin shtatlartë.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Football Insider’, West Ham është gati që këtë javë të dalë me një ofertë në drejtim të Chelsea-t për transferimin e shqiptarit.
Nga ana tjetër te Chelsea ende nuk janë të sigurt nëse duhet ta mbajnë Brojën për të ardhmen apo ta shesin menjëherë atë, pasi besohet se për momentin djaloshi mund të shitet deri në 20 milion euro./ h.ll/ albeu.com
Një 49 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në shtegun për tek Syri i Kalter në Theth. 49 vjeçari dyshohet…
Shqipëria është vlerësuar si një nga vendet që ka përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, sipas Raportit…
Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës në kahun drejt Fierit. Një automjet tip Fuoristradë u përplas nga pas…
Më shumë se një mijë njerëz kaluan Kanalin Anglez të premten në varka të vogla me destinacion bregdetin britanik, ndërsa…
Emina Cunmulaj, ka ndarë së fundmi detaje të hapura dhe personale nga jeta e saj private përmes një transmetimi të…
Ministrja e Jashtme e vendit tonë ka marrë një telefonatë urimi nga homologia e saj nga Kosova, Donika Gërvalla. Përmes…