E ardhmja e Armando Brojës është një nga çështjet më të diskutueshme në këtë merkato. Kjo pasi sulmuesi me shumë gjasa do të largohet nga Chelsea, pasi nuk është në planet e stafit për sezonin e ri.
Për shqiptarin ka interesime nga disa ekipe dhe së fundmi një tjetër pistë për të ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për një rikthim në Holandë.
Chelsea po vazhdon bisedimet me Ajax për një shkëmbim të mundshëm të Brojës me Jorrel Hato.
Ky i fundit pëlqehet nga drejtuesit anglezë, të cilët do të tentojnë transferimin e tij, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin me Brojën, me shqiptarin që ka interes nga holandezët.
Një lëvizje që mund të kënaqë të dyja klubet dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim.
Për Brojën do të jetë një rikthim në Holandë, pasi siç dihet në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Vitesse në Eredivisie.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…
Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…
Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave…
Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…
Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e të drejtave të…
Këngëtarja e njohur amerikane Katy Perry po kalon një periudhë të vështirë, si në aspektin personal ashtu edhe në atë…