sport

Armando Broja drejt Interit, zikaltërit bëjnë gati planin për sulmuesin shqiptar

Duket se Interi nuk është dorëzuar ende për shërbimet e Armando Brojës, me klubin zikaltër që e sheh sulmuesin shqiptar si zgjidhjen e duhur për sulmin.

Siç bëjnë me dije mediat pranë klubit zikaltër, 22-vjeçari i Kombëtares shqiptare është opsioni numër 1 për sulmin nëse arrijnë largimin e Aleksis Sançezit.

Kiliani nuk ka bërë thuajse asgjë që pas rikthimit të tij në Milano dhe për këtë arsye Interi kërkon që ta largojë me çdo kusht atë nga radhët e skuadrës.

“Inter News” raporton se nëse Sançez largohet, atëherë do të fillojnë tratativat për Brojën në formën e huazimit.

Gjithsesi gjërat duhet të lëvizin shpejtë për Interin, pasi një klub nuk mund të huazojë më shumë se 7 lojtarë në një merkato, teksa Çelsi ka lëvizur tashmë me këtë fushatë.

Nëse nuk arrihet Broja, Interi do të tentojë sulmuesin e Mançester Junajtid, Antoni Marsial. 28-vjeçari francez nuk është më në planet e Ten Hag dhe “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të, teksa më e avancuar për shërbimet e Marsial duket se është Fenerbahçe. /panoramasport/

të fundit

Debati për rritjen e pagave, reagon Shoqata e Prokurorëve: Gjykimi kushtetues të përfundojë i pandikuar nga çdo presion

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e pagave, ku në polemikë…

2 minutes ago

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj

Ministria e Punëve të Brendshme, ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta…

24 minutes ago

Arsenal “fluturon” në finalen e Carabao Cup, “thyen” sërish Chelsea-n, Arteta: Është magjike, jemi në Wembley (VIDEO)

Arsenal po përjeton sezonin më të mirë në vitet e fundit, me ekipin e Arteta-s që është në garë me…

27 minutes ago

Pagat e gjyqtarëve/ Rama: S’ka ligj e Kushtetutë që ua jep këtë të drejtë, arritën në pikën që të sulmojnë publikisht qeverinë

Në një lidhje live në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama, thotë se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti…

60 minutes ago

Tragjedi në ishullin grek/ Përplaset anija me emigrantë, humbin jetën 15 prej tyre

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e ishullit grek të Kios, ku një anije me emigrantë u përplas me…

2 hours ago

Eurostat: Shqipëria pësoi rënien më të madhe të rinisë në Europë vitin e kaluar

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë,…

2 hours ago