sport

Armando Broja dhe Southampton dalin me kokën lartë nga Old Trafford (VIDEO)

Manchester United dhe Southampton janë ndalur në një barazim 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Djajtë e Kuq” në minutën e 21-të me anë të Sancho.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat por Southampton ishte mjaftë e rrezikshme me disa raste.

Pjesa e dytë filloi në favorin e ‘Saints’ ku në minutën e 48-të ishte Adams i cili barazoi rezultatin nga një aksion i ndërtuar shumë bukur.

Rastet ishin të shumta nga të dyja palët, me Ronaldon i cili bëri disa goditje të bukura por u ndal nga portieri.

Gjithashtu edhe Broja ka bërë një lojë fantastike. Talenti ynë shqiptar ka qënë i rrezikshëm disa herë sidomos në duelet një për një. Në fundin e lojës Maguire i bëri një ndërhyrje antisportive brenda zonës së penalltisë duke i shkelur këmbën me taka por gjyqtari nuk akordoi asgjë.

Manchester United tashmë rënditet në vendin e pestë me 40-të pikë ndërsa Southampton në vendin e 10-të me 29-të pikë./ h.ll/albeu.com

të fundit

A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por…

40 minutes ago

I morën ryshfet biznesmenit për të mos i vendosur gjobë, SPAK arreston dy inspektorët e ISHTI-së

Dy inspektorë të “Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial” janë ndaluar nga Policia pas hetimeve të kryera nga SPAK-u, të cilat…

57 minutes ago

Ulet mosha e përdoruesve të drogës, mjekët të shqetësuar: Konsumimi i marijuanës nis që nga fëmijët

Numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri është rritur, dhe lënda narkotike që përdoret më tepër është marijuana. Mjekja toksikologe…

1 hour ago

Zv/Presidenti i SHBA: Po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së raketave Tomahawk në Ukrainë

Uashingtoni po shqyrton kërkesën e Kievit për të blerë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në luftën e Ukrainës…

2 hours ago

Ndërpritet energjia elektrike, Vora dhe Bërxulla në errësirë totale

Prej afro 2 orësh qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Qytetarët raportojnë…

2 hours ago

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, 5 të plagosur

Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me…

2 hours ago