Categories: sport

Arlind Nora ironizon debatin për Messin: “Çfarë emisioni i frikshëm, futini ndonjë teke”

Arlind Nora, një emër i njohur për ndjekësit e kampionatit shqiptar, është rikthyer në vëmendje, këtë herë si komentues i Botërorit “Amerikë 2026”. Ish-sulmuesi gjirokastrit reagoi në Instagram pas videos virale ku gazetari Altin Sulçe diskutonte për Leo Messin dhe Argjentinën, duke vlerësuar në mënyrë të tërthortë arritjet e jashtëzakonshme të yllit botëror.

Të lidhura

None found

Gjatë debatit në studio, Sulçe deklaroi: “Të të them një gjë unë ty? Messi kë kishte sponsor personal? Adidasin. Saktë! Federata e Argjentinës kë ka sponsor? Adidas. Saktë! FIFA kë ka sponsor? Adidasin. Mbaroi. Vazhdojmë dhe një tjetër. Shiko njëçik dhe këtë. Në Shqipëri, në Zvicër, në Angli, në Gjermani në të gjitha ndeshjet. Po ti a e mban mend me Spanjën që nuk e dha penallti (i referohet rastit të prekjes me dorë). Po na habisni, po na tregoni. Çfarë po na tregoni”.

Reagimi i Norës erdhi menjëherë dhe me nota ironie. Në komentin e tij, ai shkroi: “Çfarë emisioni i frikshëm, si i di të gjitha këto gjëra wow. Ikni mor futini ndonjë teke”. Ndërkohë, Sulçe duket se e përfundoi replikën në distancë vetëm me një emoji zemre.

Në Botërorin që përfundoi me triumfin e Spanjës, Messi kishte një mbështetës të veçantë te ish-sulmuesi i Superiores. Nora nuk hezitoi t’i etiketonte panelistët për shkak të qëndrimeve të shprehura prej tyre.

Gjatë karrierës së tij, Arlind Nora veshi fanellat e disa klubeve të kampionatit shqiptar, ndërsa paraqitjet më të spikatura i regjistroi me Lushnjen dhe Laçin. Sulmuesi nga Gjirokastra ishte mes futbollistëve më të mirë në periudhën 2005-2010 dhe luajti gjithashtu për Elbasanin, Vllazninë, Luftëtarin, Shkumbinin dhe Besën. Karrierën e mbylli pikërisht te bluzinjtë e Gjirokastrës, ku vendosi të varte këpucët në gozhdë.

të fundit

Fire in Babicë, Vlora: flames threaten a home as firefighters intervene

Mesditën e sotme, një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në varrezat e fshatit Babicë. Për shkak të erës…

5 seconds ago

Dimitrievski: ZNAM kërkon një tjetër post zëvendësministri në Qeveri

Lëvizja ZNAM pretendon të marrë edhe një post zëvendësministër në Qeveri, beri të ditur kreu i kësaj partie, Maksim Dimitrievski.…

2 minutes ago

Albanian expatriates protest in Vienna against the Special Court verdict: “Not in my name” and “Freedom for Kosovo’s liberators

Mërgimtarë të shumtë shqiptarë protestuan në kryeqytetin e Austrisë pasditen e së dielës në kundërshtim të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale…

4 minutes ago

Klafuriç synon kthesën te Tirana, ndërsa Elbasani kërkon të mos lëshojë pikë në kryeqytet; nis dueli në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Tirana - ElbasaniTirana 0-0 Elbasani “Abissnet Superiore”: Java 5-tëStadiumi: “Selman Stërmasi”Arbitër: Olsid Ferataj FORMACIONET ZYRTARE: TIRANA: Bekaj; Ndong, Krymi, Myslovic, Vogli, Kiss, Alvarez,…

6 minutes ago

Mërgimtarët shqiptarë protestojnë në Vjenë kundër aktgjykimit të Speciales: “Jo në emrin tim” dhe “Liri për çlirimtarët e Kosovës

Mërgimtarë të shumtë shqiptarë protestuan në kryeqytetin e Austrisë pasditen e së dielës në kundërshtim të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale…

9 minutes ago

Meloni paralajmëron rregulla të reja në shkolla: Kufizim ligjor për nxënësit e huaj dhe ndalim i burkës e hixhabit

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka njoftuar një paketë masash të reja për shkollat, që pritet t’i paraqitet së shpejti Këshillit…

12 minutes ago