Arijon Ibrahimovic duket se do të mbetet pjesë e Bayern Munichut, pasi talenti gjerman pritet të firmosë javën e ardhshme një kontratë të re me kampionët e Gjermanisë.
None found
Raportimet e Transfermarkt bëjnë të ditur se mesfushori ofensiv 20-vjeçar ka zgjedhur të vijojë te Allianz Arena, edhe pse për të kishte interes të konsiderueshëm nga klube të ndryshme brenda dhe jashtë Gjermanisë.
Marrëveshja që ai ka aktualisht, e vlefshme deri në vitin 2027 dhe me mundësi zgjatjeje edhe për një tjetër sezon, pritet të zëvendësohet me një kontratë të re të garantuar deri në verën e vitit 2028.
Një rol kyç në këtë vendim kanë luajtur bisedat inkurajuese dhe marrëdhënia që lojtari ka krijuar me trajnerin Vincent Kompany, i cili e ka bindur se do të ketë peshë të rëndësishme brenda skuadrës.
Pas periudhës në formë huazimi te Heidenheim, Ibrahimovic tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, mes tyre Werder Bremen, Hamburg SV, Freiburg, Augsburg, Villarreal, Brighton dhe Hull City.
20-vjeçari pati një edicion mjaft të mirë me Heidenheimin, ku regjistroi gjashtë kontribute në gola në 34 ndeshje të Bundesligës. Gjatë këtij sezoni, edhe vlera e tij në treg u rrit ndjeshëm, duke e renditur mes futbollistëve më të vlefshëm nën moshën 20-vjeçare në Gjermani.
Paraqitjet e tij u ndoqën me vëmendje edhe nga drejtuesit e Bayernit, veçanërisht ajo kundër vetë skuadrës bavareze në barazimin 3-3 në Allianz Arena në fillim të muajit maj, sfidë në të cilën ai realizoi një gol.
Vetëm një javë më pas, Ibrahimovic shtoi edhe dy kontribute të tjera në gola në përballjen për mbijetesë ndaj Kolnit, ndërsa në gjysmën e dytë të sezonit dëshmoi se mund të jetë vendimtar edhe kundër rivalëve më të fortë të kampionatit.
Sipas raportimeve, Kompany i ka paraqitur futbollistit një projekt të qartë për vazhdimësinë, duke i garantuar një rol fleksibël në repartin ofensiv dhe minuta të qëndrueshme gjatë sezonit të ardhshëm.
Trajneri belg planifikon ta aktivizojë Ibrahimovicin si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krahë, ndërsa mundësitë për më shumë hapësira pritet të shtohen sidomos në startin e sezonit, kur disa nga lojtarët e Bayernit që morën pjesë në Kampionatin Botëror do të kthehen gradualisht në stërvitje.
Për Bayernin, mbajtja e Ibrahimovicit përbën gjithashtu një mesazh të qartë pas huazimeve të njëpasnjëshme te Frosinone, Lazio dhe së fundmi Heidenheimi.
Tani klubi bavarez është gati t’i japë besim të plotë njërit prej talenteve më premtues të akademisë, i cili prej kohësh vlerësohet si një nga sulmuesit më interesantë të brezit të tij në Bayern Campus.
Ibrahimovic e bëri debutimin me ekipin e parë të Bayernit në Bundesligë në shkurt të vitit 2023, kur ishte vetëm 17 vjeç, ndërsa cilësitë që e dallojnë mbeten aftësia për të luajtur në disa role, teknika dhe nuhatja për golin.
Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar për një aksion për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në Prekazin e Epërm,…
Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Oponencë në News24 foli për qeverinë shqiptare dhe protestat, që…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur…
Infeksionet e zakonshme shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë…
Shpenzimet ushtarake të Rusisë pritet të arrijnë një nivel rekord këtë vit, pasi Vladimir Putin shtoi rreth 60 miliardë dollarë…
Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…