Arijon Ibrahimovic rikthehet te Bayern Munchen. Është vetë gjiganti bavarez që njofton opinionin publik për rikthimin e lojtarit në skuadër me anë të një njoftimi në faqet zyrtare.
17-vjeçari ishte i huazuar në Serie A të Frosinone, por pa gjetur minutat e duhura dhe rikthehet në ekipin ku doli si lojtar.
None found
Ai ka rinovuar kontratën me Bayern Munchen duke firmosur për 3 vite të tjera.
“Të dashur tifozë të Bayernit, jam i lumtur që jam këtu. Pres me padurim sezonin e ri së bashku në Allianz Arena”, tha ai shkurtimisht për median e klubit.
Ibrahimovic është me origjinë shqiptare, por ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë me ekipet e moshave duke refuzuar ftesën nga FSHF.
Në rrjete sociale ai disa herë ka lëshuar sinjale në mbështetje të Kombëtares shqiptare apo të Kosovës, por pa asnjë lëvizje deri tani.
Blerina Gjylameti, drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të lëvizjeve të kërkuara…
Portieri i Trabzonsporit, Andre Onana, u përfshi në një aksident zinxhir të enjten në mbrëmje, pasi skuadra e tij mposhti…
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza penale ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të FBI-së, Nikki Floris dhe Bradley Benavides,…
Një material i publikuar nga Deutsche Welle (DW) ka vënë në fokus dinamikat e komunikimit politik në Shqipëri, duke analizuar…
Në një moment tensioni politik të shoqëruar me protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu,…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e cilësoi një sukses arrestimin e një shtetasi ukrainas në lindje të Gjermanisë, i cili dyshohej…