sport

Argjentina “fut ujë”, Arabia Saudite bën mrekullinë dhe fiton me përmbysje (VIDEO)

Argjentina ka dështuar të fitojë ndeshjen e parë debutuese të tyre në këtë Kupë Bote përballë Arabisë Saudite, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.

Skuadra e Scalonit e nisi mirë ku në minutën e 2-të rrezikoi me Messin, por portieri kundërshtar ndali gjithçka. Në minutën e 10-të ishte Messi i cili mori përsipër një penallti të akorduar nga VAR dhe lojtari i PSG-së e realizon në gol.

Të lidhura

None found

Para se të mbaronte pjesa e parë, Argjentina shënoi edhe tri herë por VAR dhe gjyqtari anësor akorduan pozicione të parregullta.

Pjesa e dytë ishte e Arabisë Saudite, pasi në minutën e 48-të ata barazojnë shifrat me anë të Al Shehri.

Pak minuta më vonë ndodh mrekullia, ku në të 53-të Al Dawsari lëshon një predhë nga distanca duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Argjentina ka tentuar pothuajse në të gjithë lojën të shënojë, por fati nuk ka qenë me ata këtë ndeshje të parë.

Kombëtarja e Arabisë Saudite ka kryer një ndeshje të jashtëzakonshme./ h.ll/albeu.com

Shikoni golat

të fundit

BBC ngre alarmin për borxhin amerikan: Ekonomia po hyn në zonën e dritës së verdhë

Sinjalet se vështirësitë ekonomike në SHBA janë shtuar, morën hov të ri me lajmin se borxhi kombëtar i SHBA-së kaloi…

8 minutes ago

Incidenti me himnin Kombëtar në Pustec, reagon Rama: Cirk i lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, nuk do të ulim veten në nivelin e tyre

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar pas incidentit të ndodhur në Pustec, ku…

13 minutes ago

ISHP kërkon kontroll të kualifikimit të stafit të “Komunalec”-it një muaj pas epidemisë në Gostivar

ISHP rekomandon trajnime të vazhdueshme për stafin përgjegjës për sistemin e furnizimit me ujë, monitorim të rregullt të klorit dhe…

15 minutes ago

Prania e KFOR-it në Urën e Ibrit po zvogëlohet, kërkohet rikthimi i automjeteve

Kanë kaluar dhjetë ditë prej kur misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR njoftoi se ka nisur “tranzicionin gradual të…

18 minutes ago

Në hetim për tenderin e tunelit të Llogarasë/ GJKKO zbut masën e sigurisë për ish-vartësin e Ballukut, Gentian Gjyli

Gjykata ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, i cili është…

24 minutes ago

Rreziku i rritjes së naftës në 3 euro për litër brenda muajsh, nëse përkeqësohet situata në Hormuz

Nafta mund të arrijë në 3 euro për litër në Itali brenda pak muajsh, nëse përshkallëzohet kriza në Lindjen e…

26 minutes ago