Categories: sport

Barazimi me Dinamon nuk është opsion për Karoglanin në prag të derbit të qytetit: Nuk më duket logjike, ajo që më çudit…

Partizani luan ndaj Dinamos ditën e nesërme, në javën e 13-të të Superiores. Ky ballafaqim i vendos të kuqtë përballë një situate urgjente për pikë, sidomos po t’i referohemi renditjes. Ata janë në vendin e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara. Në prag të kësaj ndeshjeje që do të luhet në “Elbasan Arena”, trajneri i “Demave”, Mislav Karoglan, foli për mediat.

Si e prisni përballjen e derbit ndaj Dinamo City?

Të lidhura

None found

Në fillim e kemi analizuar takimin që zhvilluam me Vllazninë dhe kemi konstatuar shumë gjëra pozitive. Fatkeqësisht, rezultati nuk ishte pozitiv. Tashmë do të ndeshemi me Dinamon, një skuadër shumë e mirë nga ana taktike, e udhëhequr nga një trajner shumë i zoti. Ata kanë mjaft cilësi, sepse i kam ndjekur edhe në kupat e Evropës, ku shfaqën shumë nivel. Edhe ata po hasin vështirësi me rezultatet, njësoj si ne, por do të thoja që ne kemi më shumë nevojë për pikë se ata.

Çfarë prisni nga skuadra në vijim?

Është disi e çuditshme që luajmë mirë, por nuk arrijmë të shënojmë. Ky është mesazhi për ekipin tim: t’i shfrytëzojmë maksimalisht mundësitë që krijojmë dhe të mos i lëmë t’i humbasin. Kemi sërish disa dëmtime dhe do të më duhet të vlerësoj si do t’i përshtatemi kësaj ndeshjeje. Megjithatë, unë besoj se në çdo ndeshje kemi shanset tona për të fituar.

A ka nevojë skuadra për përforcime që të jetë konkurruese?

Të jem i sinqertë, na duhen një ose dy pozicione. Kemi shumë lojtarë cilësorë, por ndonjëherë dy lojtarë të mirë e ngrenë nivelin e njëri-tjetrit. Në merkaton e dimrit synimi im nuk do të jetë të afroj futbollistë me cilësi më të lartë, por me karakteristika të ndryshme. Shpesh i them ekipit se kemi mjaft kualitet dhe na nevojitet vetëm pak vetëbesim që disa lojtarë të shpërthejnë.

A do t’ju kënaqte një barazim ndaj Dinamo City?

Nuk më duket logjike të luaj kundër një skuadre vetëm për të marrë një pikë. Ne do të hyjmë në fushë për fitore dhe më pas do të shohim çfarë do të na rezervojë ndeshja. Edhe përballë Elbasanit dhe Vllaznisë dëshiroja fitoren dhe nuk do të kënaqesha me një pikë.

A keni një mesazh për ekipin në prag të ndeshjes me Dinamo City?

Mesazhi im për lojtarët mbetet i pandryshuar: të ruajnë disiplinën taktike dhe në fazën e sulmit të jenë në nivelin e duhur. Kërkoj prej tyre që të mos e ndiejnë veten inferiorë ndaj askujt, por njëkohësisht ta respektojnë plotësisht edhe Dinamon.

të fundit

Arsenali dhe Interi pranë një shkëmbimi, Mosquera në qendër të operacionit

Mbrojtësi i Arsenalit, Cristhian Mosquera, mund të largohet nga klubi që në afatin kalimtar të janarit, si pjesë e një…

1 minute ago

Programi i javës së 15-të të Superligës së Kosovës, në qendër derbi Gjilani-Drita

Albi Mall Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 15-të, nga 27 deri më 30 nëntor,…

8 minutes ago

Sistemi hibrid e-POWER i Nissan merr vlerësimin “RJC Technology of the Year 2027” në Japoni

Vozitje elektrike pa nevojën për karikim, konsum më i ulët i karburantit dhe mundësi për kursime të konsiderueshme. Gjenerata e…

11 minutes ago

Dizajni i ri i Hyundai Elantra pothuajse ndryshoi rrënjësisht

Hyundai Elantra e re vjen me gjuhën e dizajnit “Art of Steel”, e karakterizuar nga linja të theksuara, kënde të…

12 minutes ago

Tragjedi në Baku, ndërron jetë prezantuesja Ada Suleyman pak orë pas festës së 31-vjetorit

Një aksident tragjik i ka marrë jetën prezantueses së njohur televizive nga Azerbajxhani, Ada Suleyman, vetëm pak orë pasi kishte…

17 minutes ago

Nën akuzë për pastrim parash nga trafiku i lëndëve narkotike, SPAK dërgon për gjykim 10 persona (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim…

20 minutes ago