Ardon Jashari ka bërë të qartë se për të Kombëtarja e Zvicrës ka pasur gjithmonë përparësi, duke mos marrë në konsideratë përfaqësimin e ndonjë shteti tjetër.
Mesfushori i AC Milanit me origjinë nga Kumanova pritet të ketë një mundësi të rëndësishme për të treguar vlerat e tij, pasi Zvicra la jashtë Granit Xhakën pas polemikave lidhur me certifikatën e falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.
None found
Futbollisti i Milanit ka rrëfyer se vendimin për të luajtur me Zvicrën e ka marrë pa asnjë hezitim, pavarësisht kontakteve që kishte pasur më herët me Maqedoninë e Veriut.
“Herën e fundit që isha në Maqedoni ndodhi në verë, bashkë me familjen time. Në të kaluarën kam pasur kontakte me Maqedoninë e Veriut, por kur erdhi telefonata nga Zvicra, e pranova menjëherë”.
“Nuk kisha asnjë dilemë sepse kam lindur në Zvicër, kam kryer shkollën këtu dhe për mua ekzistonte vetëm Zvicra si shtet”, deklaroi ai.
Edhe Kosova kishte komunikuar me Jasharin në të kaluarën, por dëshira e lojtarit ishte të përfaqësonte Zvicrën, synim që tashmë e ka realizuar.
Zvicra do të luajë të shtunën mbrëma kundër Maqedonisë së Veriut, në një ndeshje që nis në orën 20:45.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…