“Mund t’ju përgjigjem edhe në shqip”, deklaroi me humor Ardon Jashari për gazetarët zviceranë në zonën mikse, pas triumfit 3-0 të Zvicrës ndaj Maqedonisë së Veriut.
None found
Mesfushori i Milanit u aktivizua në një rol të rëndësishëm, pasi duhej të mbulonte mungesën e kapitenit Granit Xhaka. Sfida u zhvillua në vendin nga vijnë prindërit e tij, ndërsa 24-vjeçari e kreu me sukses detyrën e ngarkuar.
“Mendoj se ishte një nisje e mirë, si për mua, ashtu edhe për skuadrën. Futbolli bazohet te bashkëpunimi dhe ne treguam disiplinë të madhe gjatë të dyja pjesëve, si në fazën e sulmit, ashtu edhe në atë të mbrojtjes”, tha Jashari.
Paraqitjet e tij, mënyra e lojës dhe origjina shqiptare kanë bërë që ai të krahasohet shpesh me Granit Xhakën. Megjithatë, mesfushori thekson se synon të ndërtojë identitetin e tij në fushë.
“U mundova të shfaq cilësitë e mia dhe të kontribuoj për ekipin. Nuk hyra në fushë për të zëvendësuar Granitin, por për të bërë atë që kam bërë gjithmonë”, u shpreh ai për SRF.
Krahasimi me kapitenin e Zvicrës nuk përbën shqetësim për Jasharin.
“Ndihem krenar që më vendosin përkrah lojtarit me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares sonë. Sidoqoftë, prejardhja jonë është krejt e ndryshme dhe po kështu edhe stilet e lojës. Ndoshta, megjithatë, ato mund të plotësojnë njëra-tjetrën”, deklaroi ai.
Ndeshjen e radhës, Zvicra do ta luajë në transfertë përballë Skocisë./
Rebelët Huthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave rrokaqiellin më të lartë në Riad të…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vijuar një nga traditat më të njohura të Shtëpisë së Bardhë, duke falur zyrtarisht dy…
Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…
Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar policët Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, duke…
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…