sport

Ardon Jashari, rekord për futbollin belg, i treti mes mesfushorëve më të shtrenjtë të Milanit

Ardon Jashari, i afrohet shumë Charles De Ketelaere në rekordin e transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit belg.

Faktor vendimtar për të ndryshuar ekuilibrat do të jenë bonuset, por ndërkohë, mesfushori shqiptaro-zviceran siguron një vend në podiumin e mesfushorëve më të kushtueshëm në historinë e Milanit.

Rekordi në këtë kategori vijon të qëndrojë prej 24 vitesh dhe për këtë merkato verore mbetet i paprekur.

Rui Costa, mbetet ende lojtari për të cilin Milani ka shpenzuar më shumë.

Për momentin, në pritje të aktivizimit ose jo të bonuseve, vendi i dytë vijon t’i takojë Lucas Paqueta, për të cilin tifozët kuqezinj kanë kujtime më pak të bukura sesa për portugezin.

Në detaje, ja 10 mesfushorët më të shtrenjtë në historinë e Milanit.

Kjo renditje përfshin edhe lojtarë aktualë të skuadrës kuqezi:

1. Rui Costa

Nga Fiorentina te Milani në vitin 2001

41.32 milionë euro

2. Lucas Paqueta

Nga Flamengo te Milani në vitin 2019

38.4 milionë euro

3. Ardon Jashari

Nga Brugge te Milani në vitin 2025

36 milionë euro

4. Franck Kessie

Nga Atalanta te Milani në vitin 2019

32 milionë euro

5. Tijjani Reijnders

Nga AZ Alkmaar te Milani në vitin 202

24.8 milionë euro

6. Samuele Ricci

Nga Torino te Milani në vitin 2025

23 milionë euro

7. Clarence Seedorf

Nga Interi te Milani në vitin 2002

22.5 milionë euro

8. Hakan Çalhanoğlu

Nga Leverkusen te Milani në vitin 2017

22.3 milionë euro

9. Yunus Musah

Nga Valencia te Milani në vitin 2023

21.2 milionë euro

10. Andrea Bertolacci

Nga Roma te Milani në vitin 2015

21 milionë euro

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago