sport

Arbitrim skandaloz në Ligën e Konferencës

Arbitrim skandaloz është vlerësuar të jetë bërë në duelin Basel-Qarabag në Ligën e Konferencës nga njohës të futbollit, por edhe nga vetë skuadra e Qarabagut.

Kjo për faktin se Qarabagu ka shënuar gol në udhëtim te Baseli por që nuk është pranuar, e që do të mund të kishte rol vendimtar në grupin H të Ligës së Konferencës.

Të lidhura

None found

Dy minuta pasi nisi ndeshja, një sulmues i skuadrës nga Azerbajxhani shënoi dhe renditja në grup do të mund të dukej ndryshe në fund.

Topi e kaloi qartë vijën e golit dhe më pas u largua nga një mbrojtës i skuadrës zvicerane.

As gjyqtari kryesor dhe as gjyqtari anësor nuk panë një gjë të tillë, ka shkruar gazeta spanjolle “AS” të premten.

Nuk pati as teknologji në këtë ndeshje. Në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës nuk ka VAR dhe teknologji të vijës së golit. Gjithçka duhet të shikohet nga sytë e gjyqtarëve.

Gjyqtar kryesor i takimit ishte kroati Fran Jovic.

të fundit

Zjarr në një apartament në Shkup, 11-vjeçarja dërgohet në spital

Një vajzë njëmbëdhjetë vjeçare u transportua dje në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza pasi kishte thithur tym gjatë një zjarri…

2 minutes ago

Deputetit bullgar Angel Georgiev i ndalohet hyrja në RMV, rriten tensionet mes Shkupit dhe Sofjes

Një tension i ri në marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari u shkaktua nga ndalimi i hyrjes në vend për deputetin bullgar Angel Georgiev…

2 minutes ago

Krasniqi para sfidës me Izraelin: Duhet të jemi më kompaktë dhe të mësojmë nga Austria

Mbrojtësi i Kosovës, Ilir Krasniqi, ka folur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Izraelit, duke e vlerësuar kundërshtarin si…

3 minutes ago

Protesta në Tiranë për vizitën e von der Leyen, Sidorela Vatnikaj: Shqipëria po kthehet në burg

Aktivistë dhe qytetarë kanë protestuar këtë të mërkurë në Tiranë, në kohën kur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der…

16 minutes ago

Zjarri përfshin pikën e grumbullimit të skrapit në Fllakë, Durrësin e mbulojnë re të dendura tymi

Një zjarr ka përfshirë mesditën e kësaj të mërkure një pikë të grumbullimit të skrapit në zonën e Fllakës në…

16 minutes ago

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy persona të dyshuar për fajde dhe armëmbajtje të paligjshme

Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së…

20 minutes ago