Categories: sport

Arbër Zeneli vendimtar kundër Malmos, shënon dhe asiston në triumfin e Elfsborgut

IF Elfsborg triumfoi 2:1 në transfertë ndaj Malmö FF të dielën pasdite, me futbollistin kosovar Arbër Zeneli që mori rolin kryesor në këtë fitore.

Në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të të elitës së futbollit suedez, reprezentuesi i Kosovës kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Të lidhura

None found

Zeneli e zhbllokoi rezultatin që në minutën e pestë, kur realizoi për epërsinë 1:0 të Elfsborgut dhe i dha skuadrës së tij avantazhin e hershëm.

Kontributi i tij vazhdoi edhe në minutën e 34-t, kur përgatiti golin që vulosi fitoren 2:1 të ekipit suedez.

Sulmuesi anësor qëndroi në fushë deri në minutën e 76-të. Për performancën e treguar, “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.9, duke e renditur mes futbollistëve më të mirë të ndeshjes.

Dion Krasniqi, futbollisti tjetër kosovar në radhët e Elfsborgut, e përcolli të gjithë takimin nga stoli i rezervistëve.

Pas këtij rezultati, Elfsborgu numëron 21 pikë në 15 ndeshje dhe gjendet aktualisht në vendin e gjashtë të tabelës së Allsvenskan.

Zeneli ka zhvilluar deri tani një sezon pozitiv në kampionatin suedez, ku ka grumbulluar katër gola dhe dy asistime, duke u shndërruar në një prej lojtarëve kyç të skuadrës.

të fundit

Përplasjet në Tiranë zhvendosen te “Mine Peza”, protestuesi godet me gurë automjetet e policisë

Tensionet në kryeqytet po vijojnë, ndërsa përplasjes mes protestuesve dhe policisë është zhvendosur në zonën e “Mine Peza”. Forcat e…

2 minutes ago

Arnis Ademi, talenti kosovar që po afrohet me debutimin në Serie A

Edhe një futbollist nga Kosova së shpejti mund të debutojë në kampionatin italian Serie A.Mbrojtësi i krahut të majtë Arnis…

3 minutes ago

Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Masat ndaj protestuesve i përcakton gjykata, jo politika

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me vendimet e…

7 minutes ago

Prokurorët specialë mund të regjistrojnë drejtpërdrejt lëndë për hetime

Prokurorët specialë mund të kërkojnë regjistrimin e lëndëve për hetime sipas detyrës zyrtare, pa autorizim paraprak nga Kryeprokurori. Këtë e…

10 minutes ago

Sahara Ray, ish-partnerja e Justin Bieber, ndërron jetë papritur në moshën 34-vjeçare, pak muaj pasi u bë nënë

Modelja australiane dhe stilistja e rrobave të banjës, Sahara Ray, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. [...]Read More...

13 minutes ago

Fabregas refuzon pyetjen për Manchester Unitedin: “Mungesë respekti ndaj Carrickut

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka reaguar ashpër kur është pyetur nëse do ta merrte drejtimin e Manchester Unitedit në…

15 minutes ago