Pas fitores në ndeshjen e tyre në grup kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me një Rolls Royce secili.
Shpërblimi është nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, i cili do t’u japë atyre nga një Rolls Royce Phantom secilit.
None found
Lojtarët saudit përmbysën rezultatin duke marrë një fitore shokuese me Argjentinën e Leo Messi-t.
Pas fitores, Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.
Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut. Ata do të takohen nesër me Poloninë në orën 21:00.
Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit arabë saudit u jepnin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.
Në vitin 1994, sulmuesi i saj Saeed Al-Owairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të bukur të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm. /h.ll/albeu.com
MPB njofton se mbrëmë vonë në orën 23:10, oficerë policie nga Njësia për Trafikim të Paligjshëm në kuadër të SPB…
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i propozoi këtë javë Kuvendit të Kosovës ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, pak…
Kryeministri Albin Kurti ka takuar të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Sipas…
Gjatë javës së kaluar, ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, u dënuan nga…
MPB Maqedoni njofton se dje (22.09.2026), në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 12:00, Sektori i Çështjeve të Trafikut…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka ngritur kriteret dhe ka njoftuar se do të kërkojë që paga minimale të…