sport

Anthony Martial ka tre oferta të mëdha në tavolinë pas largimit nga Man United

Anthony Martial tashmë ka tri oferta në tavolinë vetëm disa ditë pasi i dha lamtumirën Manchester Unitedit.

Më herët gjatë kësaj jave, Martial konfirmoi se ai do të largohet nga Unitedi këtë verë pas skadimit të kontratës së tij, duke i dhënë fund aventurës nëntëvjeçare në ‘Old Trafford’.

Të lidhura

None found

Paraqitja e fundit e francezit me fanellën e ‘Djajve të Kuq’ erdhi më 9 dhjetor të vitit 2023, në humbjen me rezultat 3-0 ndaj Bournemouthit.

Martiali iu bashkua Unitedit nga Monaco në shtator të vitit 2015 për 36 milionë euro dhe shënoi 90 gola përgjatë 317 ndeshjeve të luajtura në të gjitha garat, duke fituar Carabao Cup, FA Cup dhe Ligën e Evropës.

Sky Sports ka raportuar se Marseille, Besiktas dhe Lyoni, janë tri klube të cilat kanë shprehur interesim për shërbimet e Martial.

Martial dështoi që të qëndrojë i shëndetshëm, pasi është paraqitur në vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier sezonin që lamë pas për shkak të një serie lëndimesh.

“Po iu shkruaj me një emocion të madh sot për të iu thënë lamtumirë. Pas nëntë viteve të jashtëzakonshme në klub, ka ardhur koha për mua që të shfletoj një faqe të re në karrierën time”.

“Manchester United do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Ky klub ka lënë shenja në karrierën time dhe më ka dhuruar mua një mundësi të jashtëzakonshme për të luajtur përballë jush”, ka thënë Martial pasi njoftoi njoftimin e tij. /Telegrafi/

të fundit

Administrata Trump planifikon mbylljen e pesë konsullatave amerikane, përfshirë atë në Kanada

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar Kongresin për planin e mbylljes së pesë konsullatave diplomatike në Kanada, Grenadë, Japoni, Indonezi…

36 seconds ago

Foto/ Selin dhe Kristi nuk ndiqen më në Instagram, dyshime për krisje mes fitueses së Big Brother VIP 5 dhe ish-banorit

Historia mes fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit dhe ish-banorit Kristi Lamajt, ka marrë një tjetër zhvillim, disa…

4 minutes ago

Grant prej 149 milionë eurosh për hekurudhën Kriva Pallankë–Deve Bair, hapet faza e tretë e projektit

Me nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes për grant investues të siguruar përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) të…

5 minutes ago

TEC Manastir siguron 350.000 ton qymyr brenda më pak se dy muajsh

SHA EMV kohët e fundit ka bërë një blerje të re, të tretë të qymyrit nga një furnizues i jashtëm…

5 minutes ago

Ndërpritet seanca konstituive, Kurti nuk paraqet kandidat për kryetar të Kuvendit dhe kërkon më shumë kohë për bisedime

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë fjalën në Kuvend gjatë seancës konstituive për të propozuar dikë nga partia e…

8 minutes ago

Former KLA member dies after being shot in Lipjan

Ka ndërruar jetë Fatmir Olluri, 52-vjeçar nga Dobraja e Madhe e Lipjanit dhe ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi…

13 minutes ago