Sezoni i ri i Premier League do të nisë më 22 gusht dhe tashmë kanë mbetur vetëm pak ditë deri në start. Përveç klubeve që synojnë trofeun më prestigjioz të futbollit anglez, interes të veçantë pritet të tërheqin edhe skuadrat e sapongjitura në elitë.
None found
Një prej tyre është Ipswich Town, që të shtunën do të debutojë kundër Sunderland. Pjesë e ekipit është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti, i cili po pret mundësinë e artë për të treguar vlerat e tij.
Ndërkohë, shqiptari është përfshirë së fundmi në zërat e merkatos, me një kalim të mundshëm te Birmingham City. Klubi garon në Championship, kategorinë e dytë për nga rëndësia në Angli. Sipas “Transferfeed”, 25-vjeçari konsiderohet një alternativë për skuadrën, ndërsa huazimi i tij nga Ipswich për një sezon shihet si një mundësi.
Një skenar i tillë lidhet me pikëpyetjet rreth minutazhit të Mehmetit. Media në fjalë raporton se, nën drejtimin e trajnerit Gary O’Neil, futbollisti shqiptar mund ta ketë të vështirë të sigurojë minutat e nevojshme për të shpërthyer.
Për momentin, gjithçka mbetet vetëm në nivel interesi, pasi nuk ka ende asnjë zhvillim konkret. Vetë Mehmeti e ka vëmendjen të përqendruar te sfida e debutimit.
Anësori i majtë është i lidhur me Ipswich Town me kontratë deri në qershor të vitit 2029, ndërsa “Transfermarkt” e vlerëson kartonin e tij në 15 milionë euro.
Gabriel KullaGabriel Kulla nuk ka të ndalur [...]Read More...
Paris Saint-Germaini ka marrë një lajm të keq në ndeshjen si mysafir ndaj Nice, pasi sulmuesi anësor Desire Doue është…
Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për lëndim trupor gjatë ushtrimit të dhunës në familje.…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se…
Deputeti i PD-së Edi Paloka, i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe…
Partizani - Vllaznia PARTIZANI 0-0 VLLAZNIA “Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Air Albania”Arbitër: Laver Alla FORMACIONET ZYRTARE:PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Janjeva, Ismaili, Jovicic, Human,…