Ipswich Town ka vendosur të vijojë bashkëpunimin me Anis Mehmetin, një vendim që u bë publik pak ditë më parë. Sulmuesi shqiptar kishte shprehur dëshirën për të qëndruar te skuadra, ndërsa klubi anglez ka zgjedhur të llogarisë te kontributi i tij.
None found
Ekipi i sapongjitur në Premier League ka dorëzuar pranë federatës listën me 25 lojtarët e gatshëm për pjesën e parë të sezonit. Në këtë grup përfshihet edhe futbollisti matjan.
Gjatë merkatos, për shërbimet e yllit të Kombëtares shqiptare u interesuan disa klube të Championship-it. Milwall, Birmingham City, Derby County dhe Wrexham ishin skuadrat e përmendura si destinacione të mundshme, por Mehmeti e kishte marrë vendimin e tij dhe tashmë e ardhmja e tij lidhet me Ipswich Town.
Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi do ta bindë trajnerin për ta aktivizuar dhe nëse do të arrijë të lërë pas krahëve tri javët e para të kampionatit. Në këtë periudhë, ai nuk u përfshi as në stol, ndërsa tani pritet të tregojë vlerat e tij për të kaluar nga tribuna në fushë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…