sport

Anglia tronditet para debutimit në Kupën e Botës, ja çfarë ndodhi në kombëtaren e Tuhel

Kombëtarja e Anglisë është përballur me një incident të pazakontë vetëm pak ditë para debutimit të saj në Kampionatin Botëror, ku do të përballet me Kroacinë. Skuadra e drejtuar nga Tuhel ka rënë pre e një grabitjeje, gjatë së cilës janë vjedhur materiale të rëndësishme sportive dhe teknike.

E gjitha ndodhi gjatë transferimit të ekipit nga ‘Palm Beach’, në Florida, drejt Kansas, ku Anglia ka vendosur bazën e saj për zhvillimin e turneut. Lajmi u raportua nga mediat britanike BBC dhe Sky News, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga Federata Angleze e Futbollit, e cila nuk dha shumë detaje për të mos penguar hetimet.

Të lidhura

None found

Si ndodhi grabitja?

Sipas informacioneve të para, furgonët që transportonin pajisjet e skuadrës drejt kompleksit sportiv “Swope Soccer Village” në Kansas City janë hapur me forcë, menjëherë pas mbërritjes në qytet. Nga grabitja rezultojnë të mungojnë qindra topa stërvitorë, uniforma të stërvitjes, pajisje mjekësore dhe disa mjete teknologjike të përdorura nga trajneri Tuhel dhe stafi i tij. Mes sendeve të vjedhura raportohet se ndodhen edhe këpucë futbolli të personalizuara të lojtarëve, përfshirë ato të Herri Kejn dhe Xhud Bellingam.

Gjithashtu, ka dyshime se mund të jenë zhdukur edhe disa uniforma zyrtare të ndeshjes, megjithëse ky detaj ende nuk është konfirmuar. Pas incidentit, drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit kontaktuan furnizuesit zyrtarë për të siguruar zëvendësimin sa më të shpejtë të materialeve të humbura, me qëllim që përgatitjet e ekipit të mos ndërpriten dhe stërvitjet të zhvillohen sipas programit. zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në një deklaratë për mediat, autoritetet konfirmuan se po hetojnë vjedhjen e një automjeti transportues të skuadrës dhe humbjen e disa pajisjeve. policia bëri të ditur se dy persona janë ndaluar dhe po merren në peyote në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësit dhe për të rikuperuar materialet e vjedhura.

Si u kthyen pajisjet e vjedhura

Anglisë i janë kthyer shumica e pajisjeve stërvitore të cilat iu vodhën të shtunën, para arritjes në Kansas City të shtunen. Burimet e BBC-së kanë konfirmuar se janë kthyer pajisjet e vjedhura nga automjeti që i transferonte ato në kampin bazë në Kansas City. Atletet ishin prej gjërave të vjedhura, por nuk ishin ato më të mirat. Asgjë që mund të ndikojë në ndeshje nuk është vjedhur, ka shkruar BBC-ja. Zyrtarët policorë kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona që lidhen me këtë incident. /PANORAMASPORT.AL

të fundit

Zjarri në Krujë, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Ka nisur që në orët e para të mëngjesit ndërhyrja intensive nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit. Puna…

2 minutes ago

Si po përdoret inteligjenca artificiale nga gjermanët për organizimin e pushimeve

Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh njerëzit nuk kanë shumë kohë për të planifikuar pushimet. [...]Read More...

7 minutes ago

Dronë të dyshimtë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, shtohen dyshimet për një “sulm hibrid” rus

Një incident i ri me dronë është regjistruar mbi një bazë ushtarake të Bundeswehr-it në Mechernich, në landin North Rhine-Westphalia…

7 minutes ago

VIDEO/ Myrto Uzuni protagonist absolut, tregolësh spektakolar në suksesin e Austin

Myrto UzuniDuhej nata perfekte dhe Myrto Uzuni ia del më së miri të shfaqet në kornizën e protagonistit [...]Read More...

7 minutes ago

Topi del nga stadiumi dhe shkakton përplasje mes dy automjeteve në Uruguai

Një ndeshje e kategorisë së dytë në Uruguai prodhoi një situatë të pazakontë të shtunën, pasi një top i larguar…

13 minutes ago

Pajisjet ushtarake të fshehura në Mitrovicë, ekspertët kërkojnë hetim për një veprimtari të mundshme të organizuar

Policia e Kosovës ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një pusetë kanalizimi në rrugën “Zoran Gjingjiq” në…

13 minutes ago