sport

Prezantohet Tuhel: Himni anglez prekës, por s’e di nëse do e këndoj

Tomas Tuhel ka dhënë deklaratën e parë si trajner i Kombëtares angleze. Menjëherë ka qenë çështja e himnit ajo që ka bërë shumë të flitet pasi edhe menaxheri që i parapriu nuk e këndoi në ndeshjen e Anglisë përballë Republikës së Irlandës dhe Finlandës.

“Kam biseduar më shefin e Federatës së Futbollit dhe më ka thënë se nuk e kam për detyrim ta këndoj. Është një vendim perosnal dhe të them të drejtën ende nuk kam vendosur se si do të veproj. Një gjë është e sigurt, himni anglez është prekës”, tha Tuhel.

Të lidhura

None found

Shtypi britanik ka qenë skeptik me Tuhel sa i përket shtetësisë së tij gjermane.

“Kam pasaportë gjermane, por tifozët e Anglisë duhet ta dinë se unë jam shumë i apasionuar pas Premier League dhe Kombëtares angleze. Unë dua të punoj dhe të jetoj këtu”, tha Tuhel.

të fundit

Transmision manual apo automatik?

Kur blejmë një veturë, një nga dilemat kryesore është nëse duhet të zgjedhim ndërruesit manual apo atë automatike. Përgjigjja varet…

1 minute ago

Skandali Nvidia: Alice Huang nën hetim për spiunazh dhe kontrabandë çipash, dyshime për lidhje me Kinën

Një rrjet i gjerë lidhjesh mes biznesmenes Alice Huang, familjarëve të saj, kompanive që kanë siguruar procesorë të avancuar të…

2 minutes ago

Vllaznia synon vetëm fitoren kundër Partizanit në “Air Albania

Partizani - VllazniaVllaznia do të jetë në “aksion” ditën e sotme prej orës 18:30 kundër Partizanit në stadiumin “Air Albania”…

3 minutes ago

Prania Besnike/ Taulant Balla me shqiptarët në Athinë: Do i zgjidhim hallet e tyre

Përmes një reagimi, në rrjete sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim disaorësh…

4 minutes ago

Van Dijk sinjalizon se mund të largohet nga Liverpooli në verë

Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund…

12 minutes ago

Qendra Akuatike, nevojë e patjetërsueshme për notin kosovar dhe Prishtinën 2030

Ndërtimi i Qendrës Akuatike në Prishtinë duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të vihet në diskutim, pasi kjo infrastrukturë…

13 minutes ago