Categories: sport

Anglia “kampione” me premiot, habit Holanda, mësoni përfitimet për fitoren në EURO 2020

Kur jemi afruar në fazën më të nxehtë të dueleve direkte në Euro 2020, Italia ka konfirmuar vetëm sot premiot për skuadrën në rast suksesi në finalen e Wembleyt në Kampionatin Europian.

Teksa përfaqësueset e tjera të mëdha, kishin zbarkuar në Europian duke ditur shifrat që mund të fitonin, të kaltërit mësuan sot se do të përfitojnë 250 mijë euro për kokë nëse arrijnë fitoren e madhe dhe 200 mijë nëse dalin të dytët. Gjithsesi do të kenë edhe premio nga 150 mijë euro për gjysmëfinalen dhe 80 mijë për kokë për arritjen në çerekfinale.

Të lidhura

None found

Krahasuar me rivalët e tjerë të mëdhenj të Europianit, Italia është disi larg po të mendosh që Anglia do të marrë 540 mijë euro për kokë, “kampione” e vërtetë në këtë aspekt teksa në vend të dytë është Belgjika me 435 mijë euro për çdo lojtarë në rast suksesi.

Gjermania dhe Spanja kanë mësuar prej kohësh që premio për lojtarët do të jetë 400 mijë euro për çdo futbollistë nëse fitojnë në finale dhe më pas vijnë Franca e Portugalia me 340 mijë euro premio, pak më shumë se 320 mijë eurot që u janë premtuar danezëve.

Ndërkohë që më dorështrënguara nga ekipet e mëdha të Europianit është Holanda që do të marrë vetëm 200 mijë euro për kokë për çdo lojtarë. Shifrën më të lartë të premtuar për kombëtaren e mban Turqia ku në Europianin e 2016 çdo lojtari u ishte premtuar 750 mijë euro për kokë por që në fakt ata e pësuan shpejt pasi nuk kaluan as grupin.

të fundit

Mbappe feston rekordin me Francën, por synon edhe majën historike të Kupës së Botës

Kylian Mbappe ka shprehur krenarinë e tij të madhe pasi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtarja…

17 minutes ago

Dalić pas disfatës ndaj Anglisë: Goli i tretë na preu rrugën e rikthimit

Kombëtarja e Kroacisë u mposht 4-2 nga Kombëtarja e Anglisë në ndeshjen hapëse të Grupit L në Kupën e Botës,…

37 minutes ago

Ronaldo pas barazimit të Portugalisë me RD Kongon: Ky është futbolli

Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarëve të tij pas barazimit 1-1 të Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos…

1 hour ago

Gana e nis me fitore Kupën e Botës 2026, Yirenkyi ndëshkon Panamanë në minutën e 95-të

Kombëtarja e Ganës e nisi me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Panamanë me rezultat minimal 1-0…

2 hours ago

Arabia Saudite përdor syze të posaçme për portierët para duelit me Spanjën

Arabia Saudite po përgatitet me metoda moderne për sfidën ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026 dhe një nga detajet…

2 hours ago

Barcelona propozon Ronald Araujon për Andrea Cambiason, por Juventusi kërkon para të gatshme

Raportime nga Italia pretendojnë se Barcelona është e gatshme të përfshijë qendërmbrojtësin Ronald Araujo si pjesë e një shkëmbimi lojtarësh…

3 hours ago