1 ditë na ndan nga ndeshja vendimtare që do të vendosë titullin. Egnatia dhe Partizani do të përplasin “brirët” mes tyre në “Air Albania” ditën e nesërme në orën 19:00.
Një duel “kokë më kokë” për titullin kampion, teksa emocionet ndjehen kudo. Finalja e së nesërmes do të jetë dhe sfida më e shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar.
Kjo pasi për skuadrën kampione është gati çeku pre 1 milionë eurosh. 100 milionë lekë jepen nga FSHF për ekipin kampion, por shumën më të madhe do ta japë UEFA.
Fituesi i titulit merr pjesë në kualifikimet e Champions Ligës dhe nga ky kualifikim i ka të sigurta 960 mijë euro.
Këtë shumë e arkëton skuadra kampione edhe nëse humbet të gjitha sfidat deri në fund të rrugëtimit të saj në këtë kompeticion.
Shifra të konsiderueshme për Egnatian ose Partizanin, që më pas do të mund të përforcojnë ekipin me elementë cilësorë për sezonin e ri.
Mbetet të presim fundin e 90-të minutave të së dielës për të mësuar se cila skuadër do të mbushë “arkat” pas finales.
Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart, ka kritikuar ashpër Lionel Messin, duke kërkuar që ylli argjentinas të kthehet në “Camp Nou”…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker në margjinat…
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën më 8 tetor, në Bruksel, takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes…
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur sërish…
Juventusi ka veçuar paraqitjen e Edon Zhegrovës në barazimin 1-1 ndaj Cagliarit, në kuadër të Serie A.Ylli i Kosovës u…
Cagliari dhe Juventusi barazuan 1-1 në kuadër të javës së gjashtë të Serie A, por vëmendjen pas ndeshjes e mori…