Elliot Anderson po paraqitet në nivel të lartë te Manchester City. Loja e tij kundër Liverpoolit konfirmoi se sa i rëndësishëm është bërë në mesfushën e skuadrës së Enzo Marescas.
None found
Anglezi ishte ndër më të spikaturit në fitoren ndaj ekipit nga Merseyside dhe mund të luajë rol të rëndësishëm edhe në sfidën e shumëpritur të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.
23-vjeçari u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me Liverpoolin. Ai dha kontribut në të gjitha aspektet e lojës, duke ndërthurur pasimet e sakta me forcën fizike dhe aftësinë për të fituar duelet.
Ndikimi i Andersonit pasqyrohet edhe në statistika: ai pati 100 prekje të topit, plotësoi 71 pasime, fitoi 11 duele dhe rikuperoi gjashtë topa. Gjithashtu, fitoi tetë faulle nga ndërhyrjet e kundërshtarëve, krijoi dy raste për gol dhe dha një asistim.
Mesfushori vrapoi gjithsej 11.4 kilometra, duke punuar pa ndërprerje gjatë gjithë ndeshjes. Krahas ndihmës në mbrojtje, ai merr pjesë në ndërtimin e lojës, çan linjat kundërshtare me pasime dhe kontribuon në krijimin e mundësive për shënim.
“Jemi të gjithë shumë të bashkuar, më shumë se kurrë, dhe mendoj se duhet të vazhdojmë kështu. Duhet të qëndrojmë së bashku. Më pëlqen të luaj me intensitet dhe të shpenzoj shumë energji në të gjithë fushën”, tha Anderson pas triumfit ndaj Liverpoolit.
Manchester City e pret një ndeshje e rëndësishme këtë të mërkurë (sot), kur do të përballet me Paris Saint-Germainin në Ligën e Kampionëve. Përballë një rivali të njohur për cilësinë dhe intensitetin në mesfushë, Anderson mund të jetë vendimtar për skuadrën angleze.
Energjia e tij, aftësia për t’i bërë ballë presionit dhe kontributi në të dyja fazat e lojës pritet t’i japin një rol të rëndësishëm në këtë duel. Paraqitja kundër Liverpoolit është sinjal se PSG-ja duhet ta mbajë nën vëzhgim të posaçëm mesfushorin e Cityt.
Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të,…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi sot se arratisja e Iva Mihajlovës në Bullgarinë fqinje është për shkak të mbërritjes…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut,…
Mbrojtja e Artan Grubit është distancuar publikisht nga tubimi i mbrëmshëm para shtëpisë së tij, i organizuar pas heqjes së…
Nicolo Tresoldi, sulmuesi i Club Brugge, i cili shkëlqeu me një het-trik në “San Siro” për ta mposhtur Interin në…
LSDM akuzon se pas largimit të Iva Mihailovës në Bullgari ka qëndruar një marrëveshje mes funksionarëve të pushtetit dhe kërkon…