Mediat spanjolle kanë pasur shumë pyetje për Carlo Ancelottin në lidhje me të ardhmen e Luka Modric.
Mesfushori kroat, i cili luan për gjigantët madrilen që nga viti 2012, ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit dhe ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht se çfarë do të sjellë për të fundi i sezonit 2023/2024.
None found
Italiani ka thënë se aktualisht në klub nuk është duke u biseduar për këtë çështje.
“E ardhmja e Modric? Të gjithë përveç nesh po flasin për këtë. Luka është i fokusuar në këtë sezon, dhe pas tij ne do të vendosim se cila është e ardhmja e tij dhe e ardhmja e klubit. Pastaj do të kemi kohë për këtë”.
“Nuk mendoj se dikush është i interesuar të flasë për të ardhmen e tij tani”, ka thënë Ancelotti.
Pastaj pasoi pyetja se a do të qëndrojë Toni Kroos, për të cilin thuhet se do të marr një kontratë të re me mbretërit.
“Nuk e di. Ajo që shoh është se ata janë gati për të luajtur. Të dy po mendojnë për ndeshjet e mbetura, jo për atë që sjell e ardhmja”, deklaroi Ancelotti. /Telegrafi/
Një 29-vjeçar është arrestuar në Kamëz, pasi dyshohet se transportonte me automjet një armë zjarri pistoletë me qëllim trafikimin e…
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Orinda Huta lexoi një lajm nga organizata britanike “Drinkaware” që thoshte se…
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka tentuar t’i motivojë futbollistët e tij përpara një serie vendimtare ndeshjesh, në një…
Një histori dashurie me fund tragjik ka tronditur opinionin publik në Iran dhe më gjerë. Alireza Sepahi, 25 vjeç, u…
Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama, ka reaguar kundër sulmeve të rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite,…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar…