Rafael Leao do të duhet të fitojë vendin e tij në formacionin e Milanit, pasi trajneri Ruben Amorim bëri të qartë se sulmuesi anësor portugez nuk ka asnjë garanci për të qenë titullar te kuqezinjtë.
None found
“Leao është lojtari ynë. E kam thënë edhe më parë se jemi të lumtur që e kemi në skuadër. Ai është një lojtar shumë i vlefshëm. Do të shohim, por ai do të duhet të luftojë për një vend në skuadër”, u shpreh Amorim.
Sipas trajnerit portugez, gara në repartin sulmues pritet të jetë e fortë. Ai veçoi formën e mirë të Cisses, pozicionin e ri të Alexis Saelemaekers dhe rikthimin e Pulisic.
“Mendoj se paraqitjet e Cisses do të krijojnë konkurrencë për të. Saelemaekers ka ndryshuar pozicion, ndërsa Pulisic po ashtu po rikthehet. Ka shumë lojtarë që do të luftojnë për një vend në formacion”, shtoi tekniku i Milanit.
Qëndrimi i Amorim vjen në një periudhë kur vazhdimësia e Leaos në klubin kuqezi është bërë e pasigurt.
Eksperti i afatit kalimtar Nicolo Schira kishte raportuar më herët se 27-vjeçari nuk përfshihet në planet e trajnerit portugez për sezonin e ardhshëm.
Gjatë sezonit të kaluar, Leao zhvilloi 31 ndeshje, realizoi 10 gola dhe dha 3 asistime.
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…