Categories: sport

Milani dhe Manchester City shqyrtojnë një shkëmbim të bujshëm

Një marrëveshje e veçantë mund të zhvillohet mes Milanit dhe Manchester Cityt, me agjentin Jorge Mendes që raportohet se po punon për të ndërmjetësuar një shkëmbim mes dy klubeve, sipas Sport Mediaset.

Të lidhura

None found

Propozimi parashikon kalimin e Rafael Leao te skuadra angleze, së bashku me një shumë parash të paguar nga Milani. Në krahun tjetër, klubi italian do të merrte qendërmbrojtësin portugez Ruben Dias.

E ardhmja e Leao vazhdon të jetë një çështje për t’u zgjidhur nga Milani. Sulmuesi portugez ka kontratë deri në vitin 2028, ndërsa deri tani nuk është paraqitur një klub i gatshëm të ofrojë rreth 50 milionë euro, plus bonuse, për kartonin e tij.

Mendes ka qenë një figurë e rëndësishme në lëvizjet e Milanit gjatë kësaj vere. Agjenti portugez është përfshirë në disa operacione, mes tyre ardhja e trajnerit Ruben Amorim, transferimi i Goncalo Ramos nga Paris Saint-Germain dhe së fundmi ai i Diego Moreiras nga Strasbourg.

Raportohet se Mendes ka qëndruar gjatë gjithë pasdites në selinë e klubit, “Casa Milan”, ku dyshohet se mund të ketë diskutuar edhe skenarin e mundshëm me Manchester Cityn.

Sipas kësaj ideje, Leao do të zhvendosej në Angli, ndërsa Milani do të siguronte Ruben Dias dhe një shumë financiare si pjesë e operacionit.

Qendërmbrojtësi portugez, i cili mbushi 29 vjeç në maj, do të përbënte një përforcim të rëndësishëm për repartin e prapavijës së Milanit. Kuqezinjtë kanë afruar tashmë Mario Gilan nga Lazio, por synojnë të rrisin më tej nivelin e mbrojtjes dhe t’i ofrojnë Amorimit lojtarë që përshtaten me filozofinë e tij.

Ndërkohë, Dias është përmendur edhe si objektiv i mundshëm i Real Madridit gjatë kësaj vere. Manchester City, megjithatë, nuk ka dhënë shenja të qarta se ka ndërmend të heqë dorë nga qendërmbrojtësi.

Ruben Dias iu bashkua klubit anglez nga Benfica në vitin 2020, për shumën 71.6 milionë euro. Kontrata e tij me Manchester Cityn është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago