Categories: sport

Amorim flet për Manchester Unitedin pas largimit nga “Old Trafford

Ruben Amorim ka bërë të ditur se nuk dëshiron të japë më shumë komente për Manchester Unitedin, por pranoi se ndjenjat e tij për klubin anglez nuk kanë ndryshuar pas shkarkimit në janar.

Portugezi 41-vjeçar, i cili aktualisht është trajner i Milanit, foli për ish-skuadrën e tij përpara ndeshjes së së enjtes në Ligën e Evropës ndaj Bournemouthit.

Të lidhura

None found

“E kam dashur klubin dhe atmosferën. Ajo që ndodhi nuk e ndryshon këtë”, deklaroi Amorim, duke kujtuar kohën kur drejtonte ekipin nga “Old Trafford”.

Sipas tij, periudha te Manchester Unitedi ka ndikuar në rritjen e tij profesionale. Amorim tha se tashmë e kupton më mirë futbollin, edhe pse personaliteti i tij ka mbetur i pandryshuar.

“E kuptoj më mirë futbollin dhe kjo do të më ndihmojë t’i përballoj problemet në të ardhmen”, u shpreh ai.

Gjatë konferencës, trajneri konfirmoi gjithashtu se Samuel Chukwueze dhe Goncalo Ramos po përballen me probleme dëmtimesh. Në të njëjtën kohë, ai beson se talenti i ri Alphadjo Cisse mund të marrë mundësinë për të luajtur.

Manchester Unitedi, ndërkohë, ndodhet në një situatë të vështirë. Trajneri Michael Carrick po përballet me presion të shtuar pas humbjes së thellë 4-1 kundër Comos.

Edhe pse Amorim ka preferuar të mos zgjerohet në komentet për ish-klubin, fjalët e tij tregojnë se periudha në “Old Trafford” vazhdon të ketë një rëndësi të veçantë për të, pavarësisht ndarjes në janar.

të fundit

Demichelis pranon superioritetin e Real Madridit: Cilësia e tyre individuale është e vështirë për t’u përballuar

Trajneri i Leipzigut, Martin Demichelis, ka komentuar humbjen 4-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e Ligës së…

2 minutes ago

Protestuesi ironizon paralajmërimet për masa ndëshkuese nga Rama: Jam më i shqetësuar që s’do kem akses në tren

Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…

4 minutes ago

Acura zgjeron gamën dhe synon 200 mijë shitje në SHBA deri në fund të dekadës

Prodhuesi japonez i veturave luksoze Acura po përgatit një zgjerim të rëndësishëm të gamës së tij, me synimin për të…

10 minutes ago

Përparim Rama synon drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…

13 minutes ago

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 77 milionë lekë, dyshohet se ka ardhur nga trafiku i lëndëve narkotike

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…

14 minutes ago

Irlanda po shqyrton shtimin e trupave në misionin e KFOR-it

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…

22 minutes ago