sport

Amorim drejt shkarkimit, Man Utd ka gati zëvendësuesin e portugezit

Ruben Amorim po kalon momente të vështira te Manchester United dhe ditët e tij në ‘Old Trafford’ duket se janë të numëruara.

Pas rezultateve zhgënjyese, bordi i klubit anglez ka nisur të shqyrtojë alternativa të mundshme për stolin.

Të lidhura

None found

Në listën e emrave të lidhur me ‘Djajtë e Kuq’ janë përmendur Oliver Glasner, Marco Silva, Gareth Southgate dhe Andoni Iraola, ndërsa së fundmi është shtuar edhe një kandidat i ri: Fabian Hurzeler.

Trajneri amerikan 32-vjeçar po shkëlqen në Ligën Premier me Brighton, ekip që e mori në verën e vitit 2024 dhe që aktualisht renditet në vendin e dhjetë në kampionat.

Ish-shefi i vëzhgimit të Manchester United, Mick Brown, për “Football Insider” e cilësoi Hurzelerin si një nga opsionet kryesore.

“Ai ka bërë një punë fantastike te Brighton, skuadra e tij duket shumë mirë. Pyetja e madhe është nëse kjo do të përkthehet edhe te United, sepse presioni atje është krejt ndryshe. Por pa dyshim, është një alternativë serioze”.

Megjithatë, vetë trajneri i Brighton i ka hedhur poshtë këto spekulime me elegancë.

“Thashethemet janë gjithmonë pjesë e kësaj pune, por unë kam shumë respekt për Rúben Amorimin dhe nuk dua të komentoj mbi punën e tij. Sa për mua, ndihem i privilegjuar që jam trajneri i Brighton & Hove Albion dhe jam shumë i lumtur këtu. Kemi ende shumë punë përpara”, tha trajneri amerikan. /Telegrafi/

të fundit

Protesta në ditën e 20-të: Studentët dhe qytetarët marshojnë nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë, me thirrje për dorëheqje dhe fishekzjarre

Protesta e studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 20-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin në rrugët…

15 minutes ago

Protesta kundër femicidit mbahet për të pestën natë radhazi

Me pankartat “Ultimatumi i popullit” dhe “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”, e me fishkëllima dhe lëshim të…

17 minutes ago

Dekorimet e Halloween-it me trupa të varur shkaktojnë ankesa, policia kërkon heqjen e tyre

Trupa të varur në oborr për Halloween, banorët ankohen dhe ndërhyn policia — Klan Kosova [...]Read More...

32 minutes ago

Studentët pranojnë modelin e ri të subvencionimit, por kërkojnë plotësimin e dy kushteve

Studentët kanë dhënë përgjigjen e tyre për modelin e ri të subvencionimit të ushqimit studentor. „Rezistenca Studentore“ e pranon propozimin…

39 minutes ago

Fatal accident in Shkodër: car leaves the road and fatally strikes 67-year-old pedestrian

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën pasi është përplasur…

41 minutes ago

Student protest enters its 20th day as young people march from the Ministry of Education to the Prime Minister’s Office

Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. Gazetari Ergys Gjençaj…

41 minutes ago