sport

Alvaro Morata pësoi dëmtim të rëndë dhe doli nga fusha me lot në sy, me shumë gjasë humb ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Alvaro Morata pësoi një ndrydhje në gju në një humbje 1-0 ndaj Sevillas dhe u largua nga fusha në lot, kështu që ka shumë të ngjarë që ai të humbasë ndeshjet e ardhshme kundër Interit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 46-të dhe Atletico Madrid konfirmoi në Twitter, se ish- sulmuesi i Juventusit kishte pësuar një ndrydhje në gju.

Të lidhura

None found

Morata u largua nga fusha në lot, i shoqëruar nga anëtarët e stafit të Atletico Madrid.

Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët në vijim, por duket se nuk ka gjasa që ai të rikuperohet në kohë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Atletico Madrid kundër Interit.

Ndeshja e parë do të luhet në San Siro më 20 shkurt, ndërsa ndeshja vendimtare do të luhet në Madrid më 13 mars.

Morata ka pasur një sezon të mrekullueshëm me 19 gola të shënuar në 32 paraqitje në të gjitha garat në nivel klubesh.

Atletico Madrid fitoi grupin e Ligës së Kampionëve përpara Lazios, ndërsa Interi ishte i dyti i Grupit D nën skuadrën e La Ligës, Real Sociedad. /Telegrafi/

të fundit

Arlinda pas hapjes së kartës: Isha e bindur se tema e patriarkatit nuk do të tolerohej

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit [...]Read More...

17 seconds ago

Araujo rrëfen pritjen e ngrohtë te Liverpooli pas largimit nga Barcelona

Ronald Araujo ka folur me superlativa për pritjen që ka marrë te Liverpooli, pas transferimit në formë huazimi njëvjeçar nga…

18 seconds ago

Zelensky: Për ne Putini është vrasës, jo mik; Trump nuk po ushtron presion të mjaftueshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut amerikan Donald Trump, i cili gjatë qëndrimit në Kinë…

26 seconds ago

Parashikimi i motit për 21 nëntor 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me…

40 seconds ago

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

54 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

54 minutes ago