Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli në një prononcim të tij për podcast-in “Koha shtesë +3” ka qenë kritik me mënyrën se si ka menaxhuar Silvinjo ekipin kuqezi në muajt e fundit.
“Nuk kemi mundur që të kapim në befasi rivalët pasi Silvinjo nuk ndryshon skemë. Luajnë po të njëjtët lojtarë me po të njëjtën skemë dhe për këtë motiv jemi shumë të lexueshëm. Edhe në Nations League mendoj se rivalët na kanë përballuar pasi ka kanë studiuar dhe na i kanë marrë mirë masat”, arsyeton Altin Rraklli.
None found
Mes të tjerash ish-sulmuesi kuqezi tentoi që të ekspozonte filozofinë e Silvinjos duke bërë krahasimin me Shqipërinë e viteve ’90.
“Unë mendoj se Silvinjo aktivizon shumë lojtarë, të cilët janë më të aftë të mbrojnë se sa të sullmojnë ky është një problem pasi e gjejmë më shumë vështirësi golin. Unë mund të them se në kohën tonë ne arrinim që të shënonim 2-3 gola kundër një ekipi si Gjermania pasi Astrit Hafizi më aktivizonte mua së bashku me Iglin (Tare) dhe Bushin. Ai guxonte dhe aktivizonte tre sulmues të pastër. Ne pësonim, por edhe shënonim gola”, tregon Altin Rraklli.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…