Ish-sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Altin Rraklli, ka dhënë një këshillë të veçantë për përzgjedhësin Sylvinho para duelit ndaj Serbisë.
Në një lidhje direkte për Sport News, Rraklli theksoi se kjo ndeshje është shumë më tepër se një takim futbolli, pasi emocionet janë të jashtëzakonshme, sidomos për tifozët.
None found
“Ky është një moment për tifozët, ata e ndiejnë fortë këtë ndeshje. Më pyeti një mik pse nuk do të vijë në stadium për këtë përballje, por unë i thashë se këtë herë duhet të jetë plot stadiumi me mbështetësit tanë”.
“Sfida në Beograd u prish nga droni, por ajo që bëri publiku serb nuk duhet të ndodhë kurrë, edhe pse jemi fqinj e kundërshtarë, futbolli duhet të jetë më shumë se konflikte”, ka thënë Rraklli.
Rraklli në ndërkohë e komentoi ndeshjen edhe aspektin sportiv, duke shtuar se fitorja i jep Shqipërisë shanse reale për t’u kualifikuar.
“Kjo ndeshje duhet fituar me çdo kusht. Fitorja do të na japë shanse reale për kualifikim, ndërsa barazimi nuk është dështim, por nuk mjafton për aspiratat tona”.
Për fund ai pati një këshillë për Sylvinhon se si duhet ta rreshtojë Shqipërinë për këtë ndeshje.
“Mendoj se duhet të luajmë me tre sulmues. Nuk jam i sigurt nëse Asani duhet të jetë në krahun e djathtë. Unë do të preferoja Armando Brojën dhe në majë të sulmit Mirlind Dakun, dy futbollistë të rinj me potencial të madh që mund të çajnë mbrojtjen serbe. Në krahun tjetër, do të vija Nedim Bajramin”.
“Moduli me tre sulmues është ideal për ne tani. Nëse Sylvinho e ka dashurinë për Asanin, atëherë do të luajë, por unë besoj te kjo formulë me Daku në qendër dhe Broja e Bajrami në krahë. Kam besim te sulmi ynë dhe jam i sigurt që do të fitojmë, edhe me rezultatin 1-0”, përfundoi Rraklli me optimizëm.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…