Sipas mediumit italian Tuttosport, Massimiliano Allegri dhe drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, janë të bindur se arsyeja kryesore prapa krizës së Juventusit është kryesisht psikologjike, ani pse tekniku italian mund të ndryshojë taktikat në ndeshjen e ardhshme ndaj Frosinones.
Juventusi ka fituar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit, duke humbur ndaj Udineses dhe Interit, si dhe duke barazuar ndaj Empolit dhe Hellas Veronës.
None found
“Bianconerët” kanë pësuar mesatarisht 1.25 gola për ndeshje në takimet e tyre të fundit në Serie A.
Raporti shton se Giuntoli dhe Allegri kanë diskutuar rreth serisë negative të rezultateve tek Juventusi së fundmi, duke rënë në dakord se aryseja mbrapa kësaj krize është kryesisht psikologjike.
Allegri dhe Giuntoli raportohet se ndihen që ekipi ka performuar mjaft mirë në pjesën e parë të sezonit, por lojtarëve iu ka mungur vëmendja në disa ndeshje gjatë muajit shkurt.
Humbja ndaj Interit në fillim të muajit kishte pasur një impakt tek mentaliteti i lojtarëve dhe me shumë mundësi e ka lënduar vetëbesimin e tyre. Është raportuar se Allegri ka ‘rritur zërin’ gjatë seancës së fundit stërvitore, duke ndryshuar çasjen e butë që e kishte deri para ndeshjes me Veronën.
Në të njëtën kohë, ai mund të konsiderojë mundësinë për të ndryshuar taktikën në ndeshjen e ardhshme duke përdorur sistemin 4-3-3 ose 4-3-1-2. /Telegrafi/
Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...
Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…