sport

Max Allegri ‘goditi’ nga konferenca për shtyp drejtuesit e Juventusit për afatin kalimtar dimëror

Komentet e Max Allegrit në konferencën e tij për shtyp u lexuan nga disa si një sulm ndaj Juventusit për strategjinë e tyre të transferimeve në afatin e janarit pasi ai shpërfilli nënshkrimet e tyre, duke mos iu dhënë minuta.

Bianconerët ishin në garë për Scudetto, por u shkatërruan në muajt e fundit dhe tani kanë zbritur në pozitën e tretë.

Të lidhura

None found

Ndërsa klubet e tjera ishin të përqendruara në përforcimin e skuadrës së tyre, ardhjet e Juves në janar mezi shkelën në fushë.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, trajneri është pyetur nëse është penduar për afatin kalimtar të janarit.

“Klubi kujdeset për strategjinë e transferimeve. Ajo që është bërë është bërë dhe ne nuk mund ta ndryshojmë tani”, ka thënë Allegri.

Calciomercato.com e pa këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj drejtorit sportiv, Cristiano Giuntoli dhe hierarkisë për të zgjedhur për të investuar në lojtarë që Allegri nuk i futi në lojë.

Tiago Dialo u mor nga rivalët e Interit që e donin, duke investuar në të 5.1 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse, por ish-mbrojtësi i Lille nuk ka luajtur ende asnjë minutë për Bianconerët.

Nënshkrimi më i diskutueshëm ishte Carlos Alcaraz, me një kosto prej 3.9 milionë euro për huazimin gjashtëmujorë nga skuadra e Southampton.

Ekziston një opsion për të blerë për 49.5 milionë euro, një shumë që Juve nuk e ka as më të voglin synim ta paguajë.

Allegri përdori Alcaraz vetëm për gjashtë paraqitje në Serie A dhe një paraqitje 60 sekondash në Kupën e Italisë, për gjithsej 193 minuta.

Giuntoli pritet të mbështesë shkarkimin e Allegrit këtë verë dhe ardhjen e trajnerit të Bolognas, Thiago Motta. /Telegrafi/

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago