sport

Albin Kurti premton 200 milionë euro investime për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se Qeveria e tij do të bëjë investimin e plotë 200 milionë eurove për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit në Kosovë.

Tashmë dihet se stadiumet në Kosovë nuk janë në gjendjen më të mirë të mundshme, madje ka plotë qytete anembanë vendit që nuk e kanë një të tillë që i plotëson kushtet elementare për lojë.

Për këtë sipas Kurtit, do të investohet në qytete të ndryshme si Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Malishevë, Ferizaj, Vushtrri, Kamenicë, Podujevë dhe Drenas.

Postimi i plotë i Kurtit (pa ndërhyrje):

“200 milionë euro për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit.

Jemi të vendosur, stadiumet po bëhen. Me këtë vëllim, buxhet e seriozitet nuk është trajtuar asnjëherë futbolli.

Kemi nisur rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Punimet vazhdojnë në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Për përfundimin e punimeve në stadiumin e qytetit të Gjakovës kemi zotuar nëntë milionë euro. Po hartohen projektet për renovimin e stadiumit të Pejës dhe ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajit.

Për stadiumin e Gjilanit po zhvillohen procedurat e prokurimit për zbatimin e punimeve, ndërsa shumë shpejt nisim procedurat për fazën e fundit të punimeve në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Punimet janë duke vazhduar edhe në stadiumet e Malishevës e Shtimes, si dhe në fushat ndihmëse në Bërnicë, Gjilan, Raushiq, Studençan, Komoran dhe Kllokot.

Janë shpallur procedurat për hartim të projekteve për stadiumet e reja të Suharekës dhe Rahovecit.

Pjesë e planit tonë pesë-vjeçar është edhe renovimi i stadiumeve në Vushtrri, Kamenicë, Mitrovicë (Riza Lushta), Podujevë dhe Drenas.

Vlera totale e investimeve tona në infrastrukturën e futbollit është afër 200 milionë euro. Gjatë këtij viti nisim procedurat për stadiumin nacional të Kosovës.

Plani ynë pesë vjeçar për infrastrukturën e futbollit është dakordim mes qeverisë, komunave dhe Federatës së Futbollit. I njëjti i është prezantuar edhe FIFA-s dhe UEFA-së dhe mbështetet nga ta”, ka shkruar Kurti në Facebook.

të fundit

Shorti i Champions League, përballje të mëdha

Liga e Kampionëve 2025/26 ka filluar. Në Montecarlo është hedhur shorti i fazës në grup, skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e…

13 minutes ago

Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…

50 minutes ago

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…

1 hour ago

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…

1 hour ago

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…

1 hour ago

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse…

2 hours ago