Categories: sport

Albian Hajdari mungon ndaj Austrisë, Kosova pëson një goditje të rëndësishme

Albian Hajdari nuk do ta ndihmojë Kosovën në përballjen e sotme me Austrinë, e cila do të luhet në Vjenë për xhiron e dytë të Ligës B, Grupi 3 të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Emri i mbrojtësit nuk është përfshirë në listën zyrtare të UEFA-s me 23 lojtarët e lejuar për ndeshjen Austri – Kosovë.

Mungesa e Hajdarit përbën një shqetësim për përzgjedhësin Franco Foda, pasi futbollisti i Hoffenheimit e nisi si titullar sfidën e parë të Kosovës në këtë edicion, atë të fituar 1-0 ndaj Republikës së Irlandës.

Në takimin kundër irlandezëve, Hajdari u aktivizua në qendër të mbrojtjes në formacionin startues të Dardanëve.

Deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare që ka çuar në mungesën e tij.

Një ditë përpara përballjes me Austrinë, ai ishte parë duke u stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, në shoqërinë e Edon Zhegrovës.

Të dy lojtarët kryen vetëm vrapime të lehta, pasi kishin shqetësime të pësuara gjatë ndeshjes ndaj Irlandës.

të fundit

Çfarë e pret Kosovën në vitin 2027?

Pas përfundimit të edicionit të Ligës së Kombeve, Përfaqësuesja e Kosovës tashmë e ka të qartë se në cilin nivel…

6 minutes ago

Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet/ Revista e famshme amerikane The Atlantic: Si Jared Kushner ndezi një revolucion

Revista amerikane “The Atlantic” i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar se si kundërshtimi ndaj…

8 minutes ago

Tetova dhe fshatrat përreth do të kenë ndërprerje të rrymës nesër

Nesër, më 19 nëntor 2026, janë planifikuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe komunat…

17 minutes ago

Shiroka Pula: Barazia duhet të vlerësohet edhe nga mundësitë konkrete që ka secili në përditshmëri

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë sonte në edicionin e gjashtë të aktivitetit kulturor të komuniteteve rom,…

18 minutes ago

I dënuari Aurel Hoxha nuk u rikthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes speciale, i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

Një rast i mosrikthimit në institucionin e vuajtjes së dënimit është shënuar në burgun e Rrogozhinës. I dënuari Aurel (Artir)…

19 minutes ago

Zbulimi tronditës në banesën e 65-vjeçarit në Liverpool/ Nga kafazet me brejtës të ngordhur te trupi i gruas i fshehur në ngrirëse

Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe. Pamjet e publikuara në sallën e gjyqit kanë zbuluar…

24 minutes ago