Categories: sport

Kosova humbet Hajdarin për sfidat ndaj Izraelit dhe Austrisë, Avdullahu mungon përkohësisht

Albian Hajdari nuk do të mund ta ndihmojë Kosovën në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit dhe Austrisë.

Të lidhura

None found

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se mbrojtësi është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi dëmtimi i tij nuk i jep mundësi të rikuperohet në kohë.

Edhe pse stafi mjekësor ka tentuar ta rikthejë futbollistin në gjendjen e duhur, Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda për këto dy përballje.

Ndërkohë, mesfushori Leon Avdullahu është liruar përkohësisht nga grumbullimi për shkak të çështjeve familjare.

FFK ka njoftuar se Avdullahu pritet të rikthehet te skuadra sapo të krijohen mundësitë.

Kosova do ta zhvillojë fillimisht ndeshjen me Izraelin, ndërsa më pas do të përballet me Austrinë.

të fundit

Kamberi: address deactivation prevented a third mandate, while the second seat remains the goal

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…

2 minutes ago

Kamberi: Address deactivation cost us the chance to secure a third mandate

Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët janë në garë…

2 minutes ago

The Albanian vote could determine the number of mandates

Serbia po mban zgjedhjet parlamentare në një atmosferë të tensionuar politike dhe me pritje për ndryshime në skenën politike të…

3 minutes ago

Knife fight in Korçë: 19-year-old stabbed in the thigh, 23-year-old who violated house arrest apprehended

Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja…

4 minutes ago

Putin’s adviser: Europe must take part in negotiations for peace in Ukraine

Evropa duhet të përfshihet në bisedimet për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, sepse pozicioni i saj mund të jetë vendimtar,…

4 minutes ago

Skanderbeg Square surrounded by police, entrances and exits blocked and Molotov cocktails thrown

Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së…

5 minutes ago