Në prag të sfidave të fazës “play-off”, nuk kanë fund shqetësimet për Sylvinho-n. Tekniku kuqezi duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa të rëndësishme si Rey Manaj, Medon Berisha etj, por në të njëjtën kohë duhet të bëjë llogaritë edhe me lojtarë që nuk vijnë në kushte perfekte në këtë grumbullim, lojtarë si Broja apo Arbër Hoxha, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimet.
Së fundmi, trajnerin Sylvinho, e shqetëson jo pak edhe gjendja e kapitenit Berat Gjimshiti. Nga Italia, mediat bëjnë me dije se qendërmbrojtësi nuk është stërvitur me pjesën tjetër të Atalantës përpara takimin kundër Bayern Munich.
None found
Ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit, Gjimshiti ka bërë vetëm palestër duke e vendosur në dyshim të fortë prezencën e tij në Mynih.
Pavarësisht se nuk është stërvitur, Gjimshiti ka udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit. Forma e tij jo e mirë fizikë është një shqetësim me vetë për trajnerin Sylvinho, por prezenca e kapitenit në listën që do të publikohet të shtunën është e sigurt.
Në çdo rast, gjendja e tij do të vlerësohet nga pranë edhe nga stafi kuqezi. Prezenca e Gjimshitit në një sfidë të tillë si ajo kundër Polonisë është jetike, për këtë arsye Sylvinjo është sy e veshë për të kuptuar se çfarë po ndodh me kapitenin e tij.
Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultatin 92:79. Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “13…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna…
Është mbyllur protesta e së shtunës kundër qeverisë. Protestuesit e nisën protestën e sotme tek Ministria e Arsimit, ku pati…
Estonia do të mbyllë nga 1 dhjetori të pesë pikat e kalimit kufitar rrugor me Rusinë, duke shkaktuar radhë të…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Grupi i protestuesve që qëndronte para godinës së Kryeministrisë është larguar t dhe ka rinisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.…