Categories: sport

Al-Taawoun dënohet pas thirrjeve fyese të tifozëve ndaj Ruben Nevesit për Diogo Jotën

Shoqata e Futbollit të Arabisë Saudite ka marrë masa disiplinore ndaj Al-Taawoun pas sjelljes së një grupi tifozësh gjatë përballjes së kampionatit me Al-Hilalin.

Skuadra vendase u mund me rezultatin 6-0, ndërsa nga tribunat u dëgjuan vazhdimisht thirrjet “Jota, Jota, Jota” drejtuar mesfushorit portugez Ruben Neves. Tifozët iu referuan kështu mikut të tij të ndjerë dhe ish-bashkëlojtarit, Diogo Jota, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë në korrik të vitit 2025.

Të lidhura

None found

Reagimi i Nevesit tregoi qartë se thirrjet e prekën. Futbollisti bëri një gjest duke treguar fillimisht syrin dhe më pas qiellin, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes tha: “Shpresoj të mos shkojë të lutet pas kësaj”.

Ruben Neves dhe Diogo Jota kishin krijuar një marrëdhënie të ngushtë gjatë periudhës kur luajtën së bashku te Wolverhampton dhe me Kombëtaren e Portugalisë. Nevesi ishte edhe një prej personave që mbajtën arkivolin në ceremoninë mortore të Jotës.

Cristiano Ronaldo kërkoi që incidenti të mos mbetej pa pasoja dhe bëri thirrje për një ndëshkim të rreptë ndaj tifozëve.

“Liga duhet të reagojë dhe ta ndëshkojë këtë lloj sjelljeje. Ky nuk është më futboll dhe duhet të ketë kufij. Njerëzit që sillen kështu nuk duhet të hyjnë më kurrë në stadium”, shkroi Ronaldo.

Pas ngjarjes, Al-Hilal dorëzoi një ankesë zyrtare. Nga ana tjetër, Al-Taawoun e dënoi sjelljen e tifozëve të përfshirë dhe u distancua publikisht nga ajo.

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka vendosur që Al-Taawoun t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme si pritës në kampionat pa tifozë. Përveç kësaj, klubi është ndëshkuar edhe me një gjobë financiare.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

6 hours ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

6 hours ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

6 hours ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

6 hours ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

6 hours ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

6 hours ago