Meriton Korenica mund të ishte bërë pjesë e skuadrës së Cristiano Ronaldos. Futbollisti i Kosovës ishte ndër lojtarët që ngjalli interes gjatë afatit kalimtar të verës, me Al-Nassr ndër klubet që e ndoqën situatën e tij.
Detajet i bëri publike menaxheri i tij, Armend Nexhipi, në një intervistë të mërkurën për Digi Sport. Ai tha se për mesfushorin kishte kërkesa nga disa shtete evropiane, si dhe nga Azia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
None found
“Interesim pati nga skuadra të Bundesligës 2, Çorumi dhe Konyaspori në Turqi, Al-Nassr, FC Tokyo, Craiova dhe, së fundmi, FCSB”, deklaroi Nexhipi.
Në mesin e klubeve që synonin shërbimet e reprezentuesit të Kosovës ishin edhe Monza, që atëherë luante në Serie A, dhe DC United nga Shtetet e Bashkuara.
Kalimi i Korenicës në një klub tjetër nuk u konkretizua më herët, pasi Cluji fillimisht kërkoi dy milionë euro për kartonin e tij.
Nexhipi vlerësoi se shuma e kërkuar mund të ketë vonuar negociatat. Ndërkohë, vështirësitë financiare të klubit rumun ndihmuan që në fund të arrihej marrëveshja me FCSB-në.
“Këtë verë pata shumë oferta, përfshirë ato nga Monza dhe DC United. Në fillim Cluji kërkoi dy milionë euro. Ndoshta kjo bëri që transferimi të mos ndodhte më herët”, u shpreh menaxheri i futbollistit.
Korenica përfundimisht iu bashkua FCSB-së dhe deri tani ka realizuar një gol në gjashtë ndeshje. Nexhipi shpreson që mesfushori kosovar ta ndihmojë ekipin e ri të fitojë sërish titullin kampion dhe, pse jo, të kualifikohet në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…
Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Në pasurinë…
Një tragjedi e rëndë hekurudhore ka tronditur Spanjën, ku përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë ka shkaktuar dhjetëra…
Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari për vrasjen e rëndë…
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ndaluar për 48 orë një person, të identifikuar me iniciale B.K., lidhur me…