Al-Hilal ka përshpejtuar kontaktet me Arsenalin në përpjekje për të siguruar transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Martinelli.
None found
Eksperti i transferimeve, Ben Jacobs, bën të ditur se klubi nga Arabia Saudite beson se mund të arrijë së afërmi një akord me Arsenalin për 25-vjeçarin.
Propozimi i fundit i paraqitur nga Al-Hilal arrin në 55 milionë euro, ndërsa përfshin edhe 4 milionë euro të tjera në bonuse të mundshme.
Bisedimet mes klubeve janë përqendruar te mënyra e strukturimit të marrëveshjes. Paralelisht, Al-Hilal po negocion me Martinellin edhe kushtet personale të kontratës së tij.
Raportohet se braziliani e konsideron të mundshëm kalimin në Arabinë Saudite, pasi edhe në të kaluarën ka qenë objekt interesi nga klube të këtij vendi.
Megjithatë, Arsenali synon të përfitojë një shumë më të lartë, afërsisht 60 milionë euro, për të pranuar largimin e sulmuesit.
Martinelli u transferua te Arsenali nga Ituano në vitin 2019. Që prej atëherë, ai ka regjistruar 278 paraqitje dhe ka realizuar 62 gola për klubin londinez.
Një gjest i papritur në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar…
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të…
Ish-futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka kritikuar ashpër mbrojtësin Djed Spence pas barazimit 4-4 ndaj Atalantës. Behrami, i cili aktualisht është…
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke…
Këtë të hënë, ka rënë dëbora e parë në vend, si pasojë e temperaturave të ulëta. Dëbora e parë ka…
Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…